Futbollistët e Kosovës mbrojnë me dinjitet kombin,nderin, sovranitetin dhe integritetin e Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI
Reagimi burrëror, patriotik dhe kombëtar i futbollistëve dhe tifozerisë dardane kunder huliganizmit, racizmit dhe shqiptarofobisë serbo-sllave dhe kundër asaj politike sportive filoserbe europiane vetëm sa po ia shton dhe rrit prestigjin dhe krenarinë Kosovës në arenën botërore, kjo vetëm sa po forcon më shumë ndërkombëtarisht respektin te opinioni ndërkombëtar jo vetëm sportiv por edhe te ai politik. Sporti kosovar, rezultatet dhe promovimi i tij në aktivitete ndërkombëtare po i shërben forcimit të sovranitetit dhe legjitimitetit shtetëror të Kosovës. Ftoj që Kosovën ta mbështesin edhe Shqipëria, Qeveria, Federate Shqiptare e Futbollit dhe tifiozët kuq e zi, sepse Kosova është shqiptare.
Sot gjithçka është politikë dhe politike. Jo vetëm kombi e shoqëria por edhe çdo politikë e qeverisje kombëtare e dëshirojnë dhe krenohen me artistët, shkrimtarët, shkencëtarët,këngëtarët dhe sportistët e shtetit dhe të kombit të vet.
Pra, edhe sporti dhe sidomos futbolli është aktivitet politik pavarësisht se është sportiv, ashtu sikurse që janë politikë edhe ekonomia, edhe financat,edhe aleancat,dhe takimet politike ndërkombëtare në organizmat e organizatat ndërkombëtare si OKB,BE,NATO etj.
Pra, edhe sporti i futbollit ashtu si edhe sportet e tjera janë aktivitete politike;politike sidomos, sidomos janë ato ndeshje e përballje sportive mes shteteve të cilat kanë mosmarrëveshje shtetërore dhe grindje politike. A nuk janë fitore politike, ato të triumfit dhe të fitoreve të xhudisteve të Kosovës kundër sportistëve serbë e rusë si dhe ndaj sportistëve të vëndeve që nuk e kanë njohur Kosovën , dhe që huliganët kur luan futboll Kosova ulurasin Serbi, Serbi dhe Kosova është Serbi?
A nuk janë politike fitoret e sportisteve kosovare kur shtetet që se kanë njohur Kosovën detyrohen që të respektojnë simbolet e shtetit të Kosovës kur sportistet kosovare fitojnë medalje ari edhe në Rusi,Kinë, Brazil ,Greqi etj.?
Ato janë fitore edhe politike pasi në to spikat shpirti i lartë luftarak,konkurues e garues për dinjitetin dhe personalitetin kombëtar për lartësimin e imazhit dhe prestigjit kombëtar gjë që e dëshirojnë dhe krenohen shoqëria dhe kombi shqiptar por edhe politika.
Dhe prandaj edhe kombet dhe shtetet i kushtojnë rëndësi zhvillimit të sporteve, kampionateve dhe aktiviteteve sportive kombëtare dhe botërore.
Ngjarjet e përsëritura në Rumani, ku spektatorët dhe tifozët rumun provokuan rëndë me thirrje raciste kundër ekipit të Kosovës, nuk është rastësore, por kjo është në akordancë të plotë me politikën e shtetit rumun, i cili nuk e njeh shtetin shqiptar të Kosovës. Pra, Rumania politikisht është kundër Kosovës, dhe kjo pasqyrohet edhe te racizmi antishqiptar i tifozerisë rumune edhe ne sport.Kryemistri rumun në vënd që të ndjehet i turpëruar të paktën sipërfaqësisht për këtë turp të tifozerisë rumune që thërrasin Serbi, Serbi , a thua se Kosova po luante me Serbinë në Beograd, ai mundohet që të justifikohet e të mbrohet krej paturpësisht.
Rumania me anë të kryeministrit të saj mundohet që të bëhet viktimë kur tifozeria rumune është fajtori se përse lojtarët e Kosovës ndërprene lojën.
Futbollistët e Kosovës mbrojtën me dinjitet sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës.
Shikoni pra se cfarë bëjnë serbët dhe shtetet aleate të Serbisë kundër sovranitetit të shtetit të Kosovës edhe në futboll, kurse Shqipëria me Serbinë do organizojnë së bashku Kampionatin Europian U-21, kur Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovë dhe kur Serbia dhe serbët provokojnë e bërtasin nëpër stadiumet e Europës “Kosova është Serbi”, vrite shqiptarin” etj.
Në vënd që Shqipëria ta mbrojë dhe ta ndihmojë sportin Kosovar,ajo bën bashkëkampionat me Serbinë, kur Serbia dhe racistët serbë kudo nëpër stadiumet e Europës bëjnë thirrje raciste kundër Kosovës, e madje edhe kanë djegur flamurin e Shqipërisë. Televizionet në Shqipëri nuk paraqesin dhe as nuk promovojnë arritjet sportive të Kosovës, ndërsa futbollistët kosovarë, më të mirët prej tyre që luajnë nëpër Europë nuk shkojnë të luajnë për Kosovën , por luajnë për Shqipërinë, ashtu sikurse edhe tifozeria më e zjarrtë kosovare shkojnë në të gjitha stadiumet dhe mbështesin Shqipërinë.Cdo shqiptar që ndjehet shqiptar duhet ta mbështesë Kosovën edhe për rastin e fundit atë që ndodhi në Rumani. Të paktën këtë ta bëjnë mediat e Tiranës.
Average Rating