Gezuar ditëlindjen Amerikë!

Read Time:2 Minute, 24 Second

Nga Azgan Haklaj

Mirënjohje përmes reflektimit në festën kombëtare të SHBA-së!

Memoria, sidomos ajo historike është jetike për një komb.

Natyrisht që e kam fjalën për kombin tonë.

Pa ju qasur lashtësisë e gojëdhënave folklorike vetëm 3 dekada më parë  tabloja faktike e shqiptarëve në trojet etnike në Gadishullin Ilirik ishte e tillë:

Një Shqipëri e raskapitur dhe sakatuar nga komunizmi në skamje e varfëri në tejskajet e mbijetesës.

Një Kosovë jo vetëm e okupuar por e gjakosur dhe masakruar ku po ecte me përpikmëri plani shoven i Vasa Çubrilloviçit, jo vetëm për shpopullimin e saj por e ekspozuar haptas ndaj genocidit.

Shqiptarët në Maqedoni të Veriut e Mal të Zi, jo vetëm pa të drejta themeltare humane por drejt humbjes së identitetit të cilët janë detyruar që për mbijetesë të sllavizohen apo turqizohen me dhunë.

Tani ndryshimi është epokal dhe krahasimi i paimagjinueshëm.

Shqipëria anëtar i NATO-s e pendëmbajtës në KS të OKB-së.

Kosova e lirë e sovrane e mbrojtur nga NATO e USA.

Maqedonia e Veriut me pushtet politik të ndarë me shqiptarët me gjuhë arsimim, flamur e simbole kombëtare të sanksionuara me ligj.

Mali i Zi deri dje me kryeministër shqiptar e sot me 6 deputetë në parlamentin e republikës malazeze.

Sot shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi kanë në Bruksel mes flamujve të Natos flamurin kombëtar edhe atë shtetëror.

Natyrshëm lind pyetja:

Kjo panoramë a erdhi me frymëm e shenjtë apo me zgjidhje “Deux ex machina”?!

Jo aspak.

Pa injoruar përpjekjet e rezistencën e shqiptarëve, pa një suport unik e gjithë kjo përpjekje e jona do të imitonte Sizifin.

Ky suport gati hyjnor për kombin tonë është SHBA-ja.

Komentet e analizat do donin triologji por realiteti është deshmi.

E bëra këtë parantezë jo si elozh për SHBA por  si një keqardhje deri në neveri për faktin që sot vegjetojnë akoma në pleqërinë e tyre me mentalitetin komunist në Shqipëri e Kosovë përsonazhe që mendojnë e punojnë kundër aleatit më të madh e më të sigurt të Kombit Shqiptar.

E këta nuk janë të painformuar apo pensionistë dogmatikë të mbetur nga regjimi diktatorial por “kalifë” të politikës e “muxhahedinë” të forcës se pushtetit e parasë!!

Ndonëse përpëlitjet e tyre e retorika janë qesharake ata vijojne ti bëjnë dëm kombit tonë.

Amerika është një shtet demokratik po aq sa rigoroz dhe e pakthyeshme në vendimet e saj.

Kjo është aksiomë e njohur dhe kushdo përballet me këtë aksiomë e ka fundin e Sadamit e sadamëve, Gadafit e gadafëve, Millosheviçit e milloshoviçianëve, sulltanëve e diktatorëve.

Nuk është e rastësishme që shqiptarët sot përveç Zotit i luten aleatit tonë SHBA-së ndaj  asnjë politikë apo politikan i shitur apo mitoman nuk mund ta krisë këtë miqësi.

Kombi Shqiptar mbijeton falë rezistencës si tij dhe miqësisë me Amerikën.

Kush është kundër kësaj miqësie shekullore është armik i kombit tonë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Preshevë: Këshilltari i APN-së jep dorëheqjen, takim informues me z.Albin Kurti
Next post SHBA feston sot Ditën e Pavarësisë