Gjermania në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme Dr.Friedrich Merz do të jetë Kancelari i ri i Gjermanisë

Read Time:2 Minute, 9 Second

Nue Oroshi

Coptimi i koalicionit qeverisës tre partiak në Gjermani e ka sjellë Gjermaninë në një gjendje të jashtzakonshme politike ku duhet mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme e jo zgjedhjet e rregullta që kanë qenë të planifikuara në shtator të vitit 2025. Asnjëherë asnjë koalicion qeveritar në Gjermani nuk ka pasur qeverisje aq të dobët sa ky koalicion që shkoj para disa ditësh. Por tash Gjermania është duke i zhvilluar përgaditjet për zgjedhje të jashtëzakonshme. Mvarësisht prej rrjedhave politike që do të ndodhin në ditët në vijim zgjedhjët e jashtëzakonshme do të mbahën në mes të datave 15 janar 2025 dhe 15 mars 2025. Në këtë periudhë kohore do të mbahën zgjedhët e jashtëzakonshme kjo mvarët nga çështjet teknike se për sa kohë do të bëhet organizimi. Rënia e këtij koalicioni i ka vendosur në një vështirësi 3 partitë politike gjermane të këtij koalicioni SPD,Grüne dhe FDP. Që të tri këto parti në zgjedhjet e ardhshme do të ndëshkon elektorati gjerman dhe asnjëra nga këto parti nuk kanë shansa politike që të dalin as parti e parë dhe as parti e dytë. Luftën do ta zhvillojnë për vendin e tretë,të katërt dhe të pestë e ndonjëra mund edhe mos ta kaloj fare pragun zgjedhor. Partitë që do të përfitojnë nga kjo dobësi politike e këtyre tri partive në Gjermani do të jetë Koalicioni CDU/CSU të cilët do ta kenë kandidat për  Kancelar dr.Friedrich Merzin, kurse një ngritje shumë të madhe në përqindje do ta ketë edhe partia e djathtë politike AFD e cila ka gjasa që të dalë parti e dytë politike në Gjermani. Pas zgjedhjeve do të ketë vështirëi të mëdha politike për të themeluar Qeverinë e re.Kjo mvarët edhe nga përqindjet politike që do të marrin partitë politike në zgjdhje dhe cilën parti do ta zgjedh CDU për të qeverisur.Unë mendoj se CDU edhe pse partner qeverisës e ka FDP, asaj nuk do ti mjaftojnë votat që të qeverisë në koalicion dy partiak vetëm me FDP, dhe si shkak i kësaj ajo do të zgjedh në mes të dy partive tjera asaj SPD dhe Partisë së Gjelbërt. Shumë gjerman kanë frikë dhe hapur e thonë se në Gjermani mund të rritën krizat politike shkaku i mos stabilitetit të Qeverive në të ardhmën. Mund të ketë zgjedhje të parakohshme për faktin e vështirësive që të bëhet një koalicion dy partiak.Por meqenëse CDU ka një përvojë të madhe politike në qeverisje ajo do të dijë që ta ndërtoj koalicionin stabil dhe të qeverisë Gjermaninë në krye me kancelarin e ri Dr.Friedrich Merz.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Marta Kos konfirmohet si komisionere për Zgjerim e Komisionit Evropian
Next post Ekaterina Trendafilova: Prokuroria, rastin Thaçi e tjerët e përfundon në prill të 2025