Gjykata e Posaçme ka vendosur arrest shtëpie për ish-kryeministrin Sali Berisha
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka miratuar kërkesën e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) për arrest në shtëpi të Berishës, dhe ka qenë gjyqtarja Irena Gjoka e cila shpalli vendimin.

Duke nisur që nga dita e sotme, Berisha do të qëndrojë në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore.
Ky vendim vjen pasi SPAK mori autorizimin e Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit Berisha teksa më parë Struktura e Posaçme kishte kërkuar detyrim paraqitje gjë e cila nuk u zbatua nga Berisha duke bërë që të shkohet në një masë më të fortë, atë të masës arrest në shtëpi, transmeton RTSH.
Gjithashtu, në vendim theksohet se Berisha nuk duhet të largohet nga banesa e tij në rrugën “Mustafa Matohiti” dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të.
“Mbikëqyrja e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si dhe urdhërimeve të përcaktuara në këtë vendim të kontrollohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, theksohet në vendimin e Gjykatës.
Më shumë storie
Pse Albin Kurti marrëdhëniet Kosovë -Shqipëri i çoi në këtë gjëndje
Nga Skënder Sadri KAPITI Albin Kurti dhe LVV Personale e tij që me krijimin e saj mori përsipër promovimin patriotik e...
Mos e uroni 29 Nëntorin- duhet të shpallet ditë zie për kombin tonë që i humbi 47300 shqiptarë
Nue Oroshi Dita e 29 Nëntorit 1944 është dita më e zezë e kombit shqiptarë.Në këtë ditë në vitin 1944...
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
28 Nëntori: Vjosa Osmani, iu bashkuan festimeve për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, iu...
Kokëfortësia dhe arroganca e Kurtit burimi i krizave në Kosovë
Nga Skënder Sadri KAPITI Dështimi për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës dhe i kryeministrit dhe qeverisë janë meritë e antiperendimorit dhe...
Njeriu sovran
Nga Skënder Sadri KAPITI Njeriu ndodhet aty ku don Zoti. Devocioni ndaj Zotit, ndaj Vullnetit të tij do të thotë...

Average Rating