Gjykata speciale shtyn shpalljen e aktgjykimit, kritika për zvarritjen e procesit

Read Time:2 Minute, 43 Second

Vendimi i djeshëm i Speciales për ta shtyrë edhe për gati dy muaj shpalljen e aktgjykimit, ka nxitur reagime në Kosovë. Profesori amerikan, Daniel Serwer, thotë se mbajtja në paraburgim e ish-krerëve të UÇK-së për më shumë se pesë vjet është e padrejtë dhe se procesi është larguar nga qëllimi i tij fillestar. Organizata e Veteranëve të Luftës pret që në shtator ish-krerët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm.

https://www.youtube.com/channel/UCLKm461v_m6OcgJOQDlXuuw

Edhe këtë verë, ish-krerët e UÇK-së , Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do ta kalojnë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, në pritje të aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ndonëse vendimi pritej të shpallej më 20 korrik, Gjykata e ka shtyrë edhe një herë afatin, kësaj radhe deri më 16 shtator. Sipas Trupit Gjykues, shtyrja është e domosdoshme për shkak të kompleksitetit të çështjes, numrit të madh të provave dhe nevojës për të përgatitur një vendim të arsyetuar, që pasqyron në mënyrë të plotë të gjithë materialin e shqyrtuar.

Vendimi ka nxitur reagime të shumta në Kosovë. Politikanë, analistë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe familjarë të të akuzuarve e kanë kritikuar Gjykatën, duke e akuzuar se është larguar nga misioni për të cilin ishte themeluar. Në mesin e kritikëve është edhe profesori amerikan Daniel Serwer, dikur mbështetës i kësaj gjykate.

Ai thotë se mbajtja në paraburgim e ish-krerëve të UÇK-së për më shumë se pesë vjet është e padrejtë dhe se procesi është larguar nga qëllimi i tij fillestar.

“Unë e njoh Hashimin më mirë se të akuzuarit e tjerë dhe e di që ai nuk kishte kontroll apo komandë mbi UÇK-në. Është shumë e rëndësishme të kujtohet se UÇK-ja u çarmatos, u demobilizua dhe u shndërrua në një rol civil dhe jo vetëm që ushtarët kaluan në një rol civil, por edhe udhëheqja kaloi në një rol politik, gjë që është pikërisht ajo që ndodhë pas një lufte. Prandaj, qëndrimi im është se ky nuk është një proces i mirë. Ai ishte menduar të fokusohej te pretendimet për trafikim organesh, të cilat unë e dija se ishin të pavërteta. Mendoj se kjo gjykatë është larg qëllimit të saj fillestar, drejtësisë”, tha Serwer.

 Edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së pret që në shtator ish-krerët e saj të shpallen të pafajshëm. Nënkryetari i organizatës, Fatmir Sopi, thotë se Trupi Gjykues tashmë ka pasur kohë të mjaftueshme për të vlerësuar provat dhe dëshmitë e paraqitura nga mbrojtja.

“Jam i bindur se trupi gjykues nuk do të bie pre e atyre pretendimeve, atyre dëshmive të sjella nga prokuroria serbe dhe nga qarqe të caktuara inteligjence edhe ushtarake serbe të cilat vazhdimisht po krenohen se ne arritëm që ti burgosim krerët e UCK-së dhe me entuziazëm të madh presin dënimin maksimal të tyre”, tha Fatmir Sopi, nënkryetar i OVL UÇK -së.

Në arsyetimin e vendimit për shtyrjen e afatit, Dhomat e Specializuara theksojnë se çështja kërkon një shqyrtim të kujdesshëm të një materiali të jashtëzakonshëm provues. Sipas Gjykatës, gjatë procesit janë dëgjuar ose janë pranuar deklarata nga rreth 270 dëshmitarë, janë administruar 5 mijë e 467 prova materiale, ndërsa transkriptet e seancave përbëjnë mbi 29 mijë e 200 faqe.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Triumfi i Kombit  është Realizimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të Kuvëndit të Vlorës dhe të Luftës heroike të UÇK-së</strong>
Next post Rama për DW: “Nuk ka humbje besimi në Shqipëri”