
Hapet baza ajrore e NATO-s, helikopterët Black Hawk dhe dronët Bayraktar “pushtojnë” Kuçovën
Hapja e bazës ajrore në Kuçovë u zhvillua mes helikopterëve, avionëve dhe dronëve luftarakë që janë pjesë e kësaj baze.

Nuk ka munguar pjesëmarrja e shumë ushtarakëve të lartë, ministra por edhe deputetë të opozitës.

Në përurimin e kësaj baze mbajti fjalim ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major, Arben Kingji, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane, David Wisner, i dërguari nga Ministria turke e Mbrojtjes, ministri Italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe presidenti Bajram Begaj.

Baza Ajrore Taktike e NATO-s do të luajë rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, duke shërbyer edhe si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës.




Më shumë storie
Xhavit Jashari: Nëse ka drejtësi, krerët e UÇK-së do të lirohen
Këshilli Koordinues i shoqatave të dala nga lufta, doli në përkrahje të protestës së nesërme që do të mbahet në...
Edi Rama fton shqiptarët në tubim në Tiranë:“Drejtësi për Çlirimtarët” e UÇK-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është bashkuar thirrjes së organizatorëve për një tubim mbarëkombëtar në Tiranë, me qëllim kërkesën...
Historike, Shqipëria mposht Serbinë në Leskovc me rezultat 1-0
Kombëtarja e Shqipërisë e ka mposhtur Serbinë, me rezultat 1-0, të shtunën mbrëma në Leskovc. Serbia dhe Shqipëria u përballen...
Bajram Begaj: Miqësia shqiptaro-amerikane, aleancë e fortë dhe strategjike
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump duke...
“Drenica” e KAPITËVE në Durrës, strehë dhe derë e hapur për luftetaret e UÇK-së
Nga Prof. Dibran Fylli Ishte verë e vitit 1998 kur në Kosovë lufta po zhvillohej në te gjitha zonat. Atje...
Kampionati Botëror 2026: Shqipëria mposht Letoninë me rezultat 1:0
Kombëtarja shqiptare ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në rrugën drejt Kampionat Botëror 2026, duke mposhtur Letoninë 1-0 në...
Average Rating