Hill në Luginë: Jam njoftuar me problemet e qytetarëve në Preshevë
Christopher Hill, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, gjatë vizitës në Luginë të Preshevës, pasi takoi drejtuesit shqiptarë lokalë, deklaroi se do të shohë se çfarë mund të bëjë në Beograd, lidhur me adresimin e problemeve të shqiptarëve në Serbi.
Në një video të publikuar nga kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, në llogarinë e tij në Facebook, diplomati amerikan theksoi se gjatë kësaj vizite, është njoftuar në detaje rreth sfidave të qytetarëve.
“Ne kemi pasur një diskutim dhe kryetari më ka njoftuar në detaje rreth problemeve të qytetarëve në Preshevë. Do të kthehem në Beograd dhe më lini të mendoj dhe të shoh se si mund të jem i dobishëm”, tha Hill.
“Por mendoj se është shumë e rëndësishme se njerëzit e kanë të qartë në atë çfarë e thonë dhe çfarë kërkojnë”, tha Hill
Ai më tej citohet të ketë deklaruar se dialogu Kosovë – Serbi, ka dhënë rezultate shumë të mira dhe do të ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.
E kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se për t’u përfshirë në negociata, kërkojnë të drejta të barabarta për shqiptarët e Luginës me të minoriteteve në rajon.
https://www.facebook.com/watch/?v=1261366641478355
Next post
Bruksel: Takimi i 4 prillit, BE nis një pjesë të punës në lidhje kapitullin 35 për Serbinë
Më shumë storie
Rezoluta6️⃣4️⃣1️⃣1️⃣,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
📣 Prezentimi i Projektligjit të Rezolutës, e iniciuar nga Kongresmeni amerikan Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i cili...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginë
Gjatë një seance të mbajtur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmeni amerikan Keith Self ka...
Preshevë: 13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së, Luginasit nuk i harrojnë dëshmorët
Në 13-vjetorin e heqjes së dhunshme të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka...
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës së Preshevës
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që të respektohet kuota e veçantë prej 2 për...
Grafite të kriminelit Mladiq në Bujanoc
Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Politikani nga Lugina e Preshevës,...

Average Rating