Jens Stoltenberg: NATO e gatshme ta ruajë paqen në Kosovë
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka bërë të qartë qëndrimin e Aleancës Veri-Atlantike sa i përket tensioneve të fundit në Kosovë. Ai ka thënë se trupat e NATO-s janë të gatshme ta ruajnë paqen në Kosovë dhe nuk do të lejojnë përsëritjen e viteve 90-ta.
“Situata në Kosovë është shkas për shqetësim të madh”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për gazetën gjermane “Die Welt”, disa ditë para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.
“Dua të them shumë qartë: trupat e NATO-s janë të gatshme të ruajnë paqen në Kosovë. Nuk do të lejojmë që dhuna e viteve 1990 të kthehet”, tha ish-kryeministri norvegjez.
Dy javë më parë, grupi terrorist serb i udhëhequr nga kryekrimineli Milan Radojiçiq, i mbështetur nga qeveria në Beograd sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, me ç’rast u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Ndërkohë, trupa shtesë të ushtrisë serbe janë grumbulluar edhe në kufirin me Kosovën.
Përkundër tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë, Stoltenberg ka kërkuar që ato duhet t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
“Kjo është mënyra e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme për të gjitha komunitetet”, tha shefi i NATO-s.
Më shumë storie
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Mark Rutte: KFOR vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Maqedonia...
Ka ndërruar jetë Agron Azemi nga Rahovica e Preshevës, president i Klubit motoristik “Plisat” në Zvicër
MK Veteranet e UÇK-së: Ne emër të MK Veteranet e UÇK-së , shprehim ngushëllimet më të sinqerta, pas ikjes nga...
Bordi i Paqes, Trump: Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse
Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimit të tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington DC ka thënë...
Hagë: Ish-krerët e UÇK-së deklarojnë pafajësinë: Fajtor ishte regjimi serb
Në fjalët e tyre përfundimtare para Dhomave të Specializuara në Hagë, katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri...
Fjalimi historik kur Bill Clinton dha urdhërin për bombardimin e Serbisë
PA SHBA-TË, NATO-N DHE DHE UCK-NË KOSOVA SOT NUK DO ISHTE SHTET (kujtesë me rastin e 17 Shkurtit ,Ditës së...

Average Rating