Jens Stoltenberg: Siguria në Kosovë, çelës i stabilitetit në Ballkan
“Siguria në Kosovë është çelësi i stabilitetit në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”. Kështu ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fjalimin e tij për festat e fundvitit.
Stoltenberg përmes një video mesazhi që u transmetua në platformën X, falënderoi të gjithë aleatët për mbështetjen dhe të gjithë trupat përfshirë dhe ato të KFOR-it në Kosovë.
“Dhe vetëm muajin e kaluar, pata një takim me trupat e KFOR-it në veri të Kosovës, duke ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë në Kosovën, i cili është çelësi për stabilitetin e rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.
Në fund të fjalimit të cilin e ndau përmes platformës X, ai uroi të gjithë për festat e fundvitit.
“Në këtë periudhë të vitit, falënderimet dhe respekti im më i thellë shkojnë për forcat tona NATO-n. Shërbimi i tyre na mban pa rreziqe, të sigurt dhe të lirë. Gëzuar festat dhe urimet më të mira për Vitin e Ri 
Më shumë storie
Mark Rutte: KFOR vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Maqedonia...
Ka ndërruar jetë Agron Azemi nga Rahovica e Preshevës, president i Klubit motoristik “Plisat” në Zvicër
MK Veteranet e UÇK-së: Ne emër të MK Veteranet e UÇK-së , shprehim ngushëllimet më të sinqerta, pas ikjes nga...
Bordi i Paqes, Trump: Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse
Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimit të tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington DC ka thënë...
Hagë: Ish-krerët e UÇK-së deklarojnë pafajësinë: Fajtor ishte regjimi serb
Në fjalët e tyre përfundimtare para Dhomave të Specializuara në Hagë, katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri...
Fjalimi historik kur Bill Clinton dha urdhërin për bombardimin e Serbisë
PA SHBA-TË, NATO-N DHE DHE UCK-NË KOSOVA SOT NUK DO ISHTE SHTET (kujtesë me rastin e 17 Shkurtit ,Ditës së...
Opinion: Agim Vinca, servil i Enver Hoxhës
Nga Eshref Ymeri Gjatë një periudhe 20-vjeçare (2004-2024), kam pasë botuar në intenet 15 ese, kushtuar Kadaresë. Këto ese i...

Average Rating