Keqtrajtimi i shqiptarëve të Luginës nga Serbia do të ngrihet në PE
Çështja e keqtrajtimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga Serbia do të ngrihet edhe në Parlamenti Evropian.
Për këtë ka njoftuar Ardita Sinani, Këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për Luginën e Preshevës.
“Pas ngritjes së problematikës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kongresin e Senatin Amerikan dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, adresa jonë e rradhës do të jetë Parlamenti Evropian.
Nga nesër, së bashku me anëtarët tjerë të delegacionit nga Lugina e Preshevës, do të jem në vizitë 3 ditore në Bruksel për të ngritur problematikën e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës.
Për tre ditë në Bruksel do të zhvillojmë 12 takime me udhëheqësit më të lartë të Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian.
Pozita e vështirë e pakicës shqiptare në Serbi dhe diskriminimi konsistent do të jenë thelbi dhe tema kryesore e këtyre takimeve jashtëzakonisht të rëndësishme.
Kushtëzimi i rrugëtimit të Serbisë në integrimet evropiane do të duhej të kushtëzohej me realizimin dhe plotësimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi në përgjithësi, e në veçanti në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, ka njoftuar Sinani.
“Zgjidhja më afatgjate dhe më e duhura do të ishte implementimi i reciprocitetit në të drejta të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi”.
Më shumë storie
Rezoluta6️⃣4️⃣1️⃣1️⃣,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
📣 Prezentimi i Projektligjit të Rezolutës, e iniciuar nga Kongresmeni amerikan Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i cili...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginë
Gjatë një seance të mbajtur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmeni amerikan Keith Self ka...
Preshevë: 13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së, Luginasit nuk i harrojnë dëshmorët
Në 13-vjetorin e heqjes së dhunshme të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka...
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës së Preshevës
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që të respektohet kuota e veçantë prej 2 për...
Grafite të kriminelit Mladiq në Bujanoc
Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Politikani nga Lugina e Preshevës,...

Average Rating