Roman që ndezë dritën eduhur të vemendjes së lexuesit
Nga XHAVIT ÇITAKU
Padyshim se jetojmë në një periudhë kur e bukura kultivohet me çdo mjet e mënyrë. Por e bukura, kuptohet, është përherë ajo që vlen, që çmohet, ajo që rrëfen dhe shpalos një të vërtetë. Rrallë herë me ka ndodhur që para një libri të ndaloj për më shumë se sa së lexuari, për shkak se në ato çaste sodisja atë strukturën, stilin e imazhin që herë pas here provokonte qendrim, arsyetime, ndjenja e krijimtari të mirëfilltë ( shqetësime, trazim, dhimbje, krenari, heroizem, atdhedashuri, dashuri). Një përjetim të së bukurës, pra, e përjetova gjatë leximit të romanit të Bedri Tahirit, shkrimtar, publicist, studiues, i titulluar “ Kohë ethesh”. Në vargun tashmë aq të njohur krijues Bedriu sjell lule në çdo stinë dhe përtej retorikës ky roman me dukët se përcjellë një demonstrim autentciteti historiko- epik e kulturor nga ku rrjedh një botëz romanteske me elemente historike dhe padyshim lidhet thellësisht me histori kombëtare. Dhe nga ky kënd i ideuar dhe përmbajtja aq mjeshtërisht e shtjelluar tek secili lexues do të këtë dritën e duhur të vemendjes. Kur shqiptarët humbën aq shumë sipërfaqe të gllabëruara nga pushtues të ndryshëm, kujtesa është relikja më brilante që mbanë gjallë historinë tonë të dhimbshme kombëtare. Ndaj autori i këtij romani duke u rikthyer në të kaluarën ndjense graviteti i atyre ngjarjeve që sollën tkurrjen e e territoreve iliro- shqiptare, pastaj asimilimin, ndërrimin e fesë me dhunë, shfarosje e përndjekje masive, të ndodhura në të kaluarën,shtrëmbërim të fakteve historike në dëm të të shqiptarisë, tërheq në tërë fuqinë e vetë duke u bërë epiqendra që thërret për mbrojtje e mbijetës për sot e në të ardhmen. Duke lexuar më tej këtë roman me dashurinë pa kufi, mu duk se ritakova sërish ato rrëfime të shpeshta që i rikujton ky krijues dhe me dhimbjepërcjellë mesazhet e tij historiografike, epikepor edhe kulturore.
Ky roman, siç e ka një shprehje Bedri Tahiri për koleg të tjerë shkrimtarë, të dijes e penës, lexohet me një frymë dhe e ke vështirë të largohesh gjatë prej tij, sepse pikërisht përballë sfidës së kohës ky mjeshtër i artit letrar koncentrohet gjithnjë e më shumë në cilësinë e veprave të tij. Zatën vetëm veprat e mira e me cilësi e sfidojnë kohën dhe rrojnë më shumë se krijuesi. Ky roman është edhe më shumë se kaq, sepse ai është edhe një ushqim shpirtëror i pazëvendesueshëm për lexuesin, pasi që plagët e së kaluarës dhe paqartësit për të ardhmen, shpesh kthehen në një makth psikologjik, që prodhojnë në një anë, fatkeqësisht, sjellje jonormale, ndërkaq në anën tjetër edhe mungesë shprese.
Karakteristik tjetër e këtij romani është se autori gdhend aq bukur e me mjeshtri karakteret e personazheve duke pasqyruar në detaje sjelljen e tyre, qendrimin, veprimin emocional. Me një fjalë, atij nuk i shkon asgjë huq për të shpërfaq personazhet e tij për së brendshmi dhe së jashtmi, aq sa atyre ndonjëherë më shumë u flet përshkrimi se sa fjala. Bedri Tahiri ka njohuri të lakmueshme historiografike dhe me eksperiencën e tij, e një krijuesi të mirëfilltë mu në këtë fushë, ai nuk e ka të vështirë të rrugëtoj në skenën e historisë se kaluar e cila, nëse për asgjë tjetër, do të shërbej për tëpasqyruar një sagë dramatike, e cila i ka rrënjët nga pushtues shtypës e denigrues.
Ardhësit e uritur aziatik, siç thotë autori, kishin mësyer tjetërsimin e tokave të reja dhe në këtë kontekst nën kthetrat e tyre kishte rënë edhe Dardania. Dhe rrëfimi i kësaj historie është rrjedhoj e mekanizmit shtypës që filloi të realizoj fara e keqe aziatike. Këtë situatë të rëndë të krijuar para dhe pas pushtimit, autori Bedri Tahiri permes personazheve shpreh trazim e shqetësim shpirtëror për shkak edhe të sjelljeve të barbarëve sllav, përkatësisht serbëve, të cilët bënë përpjekje gjatë gjithë historisë, po ashtu, për të përvetësuar emra të njohur trimnie e sakrifice, siç ishte rasti me Milosh Kopiliqin, sundimtar i Dardanisë, përkatësisht i Klapotnikut ( Drenicës), të cilin Sulltan Murati i parë e njihte, siç thotë autori, si një kundërshtar të rrezikshëm në marshimin e tij pushtues.Mirëpo, falë krijimeve folklorike, letërsisë, muzikës, artit, por edhe krijimit të legjendave u arritë që në një masë të pengohet tjetërsimi i origjinalitetit të figurave të shquara patriotike, përpjekje këto që edhe sot e kësaj dite janë aktuale. Pra, Prof. Bedri Tahiri me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm përmes fakteve të letërsisë së shkruar asaj gojore, dhe folklorit i demanton ato përpjekje, ndërkaq, në anën tjetër forcon në një masë prejardhjen e pastër shqiptare të Milosh Nikollë Kopiliqit.Ia si i këndon këngëtari i krishtër trimit të Kopiliqit kur me hangjar vrau Sulltan Muratin i Parë:
N’Fushë-Kosovë Murati i Parë,
Kambturqisht rrin fitimtar,
Prej Drenice del një djalë.
Fluturon me kalë të bardhë,
Mes për mes i bjen ushtrisë,
Shkon e i falet Naltmadhnisë:
-Tungjatjeta Naltmadhni,
Jam një arbër, vendali,
E jam ardhë këtu pa vonua,
Me t’puth dorën, me t’nderua,
Zgjatët mbreti, i jep kambën,
Ngrihet djali.e ban gjamën.
Mik pa thirrë ke ardhë, dai,
Prej Azisë n’Dardani,
Ta ven kryet maje kapicës.
Jam Miloshi prej Drenice…
Mirëpo, sundimi shekullor osman ndikoi që kujtesa për këto këngë dhe të tjerave kushtuar këtij trimi drenicas të bie goxha në harresë sepse, siç thotë autori, tani këngëtari i konvertuar në fenë islame thurë vargje me tjetër përmbajtje, duke e vlerësuar pushtimin turk si diçka e shenjtë për përhapjen e kësaj feje edhe në këto troje.Po edhe barbarët sllav të ardhur nga Karpatet me shpejtësi e përvetësuan këtë njeri të madh dukeia ndërruan mbiemrindhe krijuan mite e legjenda të rreme për të.Megjithatë, autori i këtij libri nuk ” dorëzohet” nga kjo situatë e krijuarnë atë botë të errët pushtuese sepse ka argumentet tjera që e mbajnë gjallë preardhjen e trimit nga Kopiliqi.Ai shkruan:
” Por, kot. Faktet janë më kokëforta. Ato flasin ndryshe. As nata pesëqindvjeçare e krrakrrasë, as djallëzitë e ujqërve të stepave nuk ia dolën mbanë. Heroi ynë mesjetar sfidonte historinë njerkë. Smirëziut, Jovan Cvijiqit, sa nuk i ra pika, kur pas aq shekujsh, kaloi këndejpari, nëpër Drenicë. Kur ndaloi edhe në Kopiliq nga nëndheu sikur iu fanitën zëra të fuqishëm. – O historian, kjo është Fusha e Sharanit… Ja edhe Livadhi I Miloshit… Ky është Bunari i Miloshit ( dallohet nga të tjerët,sepse është murosur në formë katrore)… Kjo vneshta e Milloshit… Kjo tjetra Kisha e Milloshit… Atje tutje Ara e Millloshit dhe Ara Pa Kry ( sipas legjendës deri aty trimi kishte vajtur me kokën nën shqetull. “
Edhe kronisti turk Ashik Zade Pasha kishte shkruar: “ Betejën e fituam, kaurrët i thyem keq. Dhe kur po e gëzonim fitoren nga Qyqavica zbriti një i pabesë. I quajtur Milosh Kopili e theri Padishahun me hangjar të helmuar. Ndërkaq, humansiti raguzan, Feliks Petonçi, atë e quan “ Princ Ilir”.
Legjendat janë një thesar i paçmueshëm jo vetëm për letërsinë, por edhe për historinë dhe artët tona, të cilat, po ashtu, shprehin besimin e popullit për forcën, guximin dhe trimërinë e pakontestueshme të personalitetit të Millosh Kopiliqit. Edhe legjenda në brendsinë e saj, në tregimin e saj historik padyshim se ruan brez pas brezi gjurmët e njerëzve të mëdhenj për të gjitha të bëmat e dobishme kombëtare, në këtë rast të trimit të Drenicës. Sipas legjendës, që Bedri Tairi e vë në spikam në këtë libër, Milosh Kopiliqi kishte fluturuar me Kalin e tij të Bardhë, apo legjenda tjetër se ai kishte arritur që me kokën e tij të prerënga turqitmbajtur nën shqetull të shkoi dernë vendlindje.Legjenda flet edhe për kreshnikët e Drenicës Mujë Bylykbashin vëllaun e tij Halilin dhe Talin prej Budini, të cilët kishin arritur t’i gjuajnë gurët nga Qyqavica në fushën e Morinës.Pra, renditja e këtyre kategrive interpretimesh të roleve imagjinative për këtë trim dhe këta kreshnik, është mbështetur në ekzistimin dhe dallimin e tyre me vlera të veçanta nga të tjerët. Në të vërtetë, fantasia popullore e frymëzon nga gjestet luftarake të trimit dhetë kreshnikëve, e idealizoj me përpjestime të mëdha forcën e tyre.Kjo dëshmon qartë se populli nuk thurë legjenda e nuk ngritë mite për diçka që nuk I takon atij, për diçka të paqenë.
Edhe toponimet të shumta, që janë të lidhura me ngjarjet e rëndësisshme të historisë sonë kombëtare, ia shtojnë vlerën këtij romani sepse ato kanë mbetur një dëshmi e trasheguar brez pas brezi dhe kësisoj për të mbetur gjurmë të pashlyera në kujtesën e popullit dhe të lashtësisëshqiptare në përgjithësi në tokën e tyre dardane.Pashmangshëm në këtë roman autori në mënyrë të bukur artisktike pasqyron figuratemblematike tëAzem Galicës, Shaban Polluzhës dhe Komandantin legjendar Adem Jasharit.
Përmes përshkrimit të bukur artistik, autori i këtij libri na jep shembuj interesant të kontributit e sakrificës për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi barbar serb.Të gjithë e duan lirinë, siç thotë Bedri Tahiri, edhe gaforrja. Mirëpo, jo të gjithë njësoj nuk u angazhuan për ta përzënë armikun nga trojet etnike shqiptare. Rasti i Sokolit, megjithatë, është i veçantë. Ai e kishte ruajtur grykëhollen në arkën e tij dhe qysh në formimin e celulave të para ai iu kishte bashkua UÇK-së. Migjë Sokoli e pagoi veten. Vrau komandantin dhe ca të tjerë. U vra e shkoi në amshim me faqe të bardhë. Për të vënë një guri në lirinë e Kosovës nga mërgimi ishte kthyer edhe Kreshniku. Gëzimi i nënës ishte i madh dhe sikur e rinoi në momentin kur i doli para saj. Gjatë bartjes së armëve në kufirin shqiptro- shqiptar u plagos rëndë, por pasi u shërua sërish iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata që kapën pushkën dhe luftuan kundër armikut, padyshim, se janë bijtë e bijat më të mirë të kombit. Mirëpo, nganjëherë ndoshta padashtas sikur harrohen edhe pjesëmarrësit e tjerë të kësaj lufte çlirimtare, pa të cilën as liria që sot e gëzojmë nuk do të kishte kuptim. Për ta dhe për detajet më të imëta nuk lëshon pe autori i këtij libri, i cili në rrëfimin “ Misernikja” portretizon, figurën, trimëreshën e guximtaren, shpirtmirën hallen Gjylë, që siç thotë Bedri Tahiri, vitet e shumta rëndonin mbi të dhe e kishin kërrusur fare. Ç’është e vërteta, ajo duke rrezikuar jetën e saj nëpër tytat e armikut, kishte dërguar bukën e misrit sa rrota e mullirit tek luftëtarët e lirisë që përkohësisht ishin të rrethuar nga soldateska vrastare serbe.
Historia e populit shqiptar është e mbushur me plot fatkeqësi të pamerituara që ia vështirësuan jetën gjendjes shqiptare. Dhe shi për këtë, për një arsye apo për një tjetër qindra mijëra shqiptar ishin të shtrenguar të braktisin vendlindjen dhe të njohin ngurtësin e udhëve të vendeve të huaja.Kësisoj kishin vepruar edhe Kreshniku e Lulja, të cilët ishin fort të dashuruar. Derisa Kreshniku mori rrugën e mërgimit për t’i ikur shërbimit të huaj ushtarak, Lulja nuk ishte pyetur fare, por vetëm kishte dëgjuar urdhërat e familjes. Rrugët e tyre ishin të ndryshme: Kreshniku shkoi në perendim, ndërsa Lulja në Anadollin e Turqisë.Duke e paraqitur në mënyrë artistike këtë fenomen, autori i romanit “ Kohë Ethesh” Prof. Bedri Tahiri shpreh shqetësimin e tij se kjo plagë e rëndë po vazhdon akoma, bile, me një ritëm të shpejtuar. Brenga është edhe më madhe kur të kihet parasysh fakti se të rinjt tanë po lidhen me gjakun ehuaj, ndërsa martesat po kryhen me partner në moshën e prindit.
Duke përkujtuar rrefimët nga epoka dardane, të përcjella brez pas brezi, Bedri Tahiri jap edhe disa të dhëna shumë interesante edhe për Qyqavicën. Ai shkruan: Qyqavica mitike e pasur me male, kroje e ujë të pastër, dikur ishte një vendbanim i shqiptarëve, përkatësisht dardanëve, që karakterizohet me 77 lugje, 77 kodra, me 77 kroje, me 77 kisha dhe me pasuri të mëdha nëntokësore.
Në këtë libër është e pranishmemënyra e zhdërvjelltë e të treguarit dhe vlerat njohësenë të gjitha faqet e tij që janë të panumërta,pastaj leksiku i pasur, lehtësia dhe thjeshtësia e të shkruarit, që e bëjnë këtë roman arritshmërinë tjetër të talentit të Bedri Tahirit, tashmë në majat e tij krijuese.Ky libër me mjafton për t’i pohuar vetes se në brendinë e tij, kjo vlerë krijuese letrare mundet të jetojë më shumë se ne. E vendosa në vitrinë që t’ia tregojë jo vetëm vetes atë pasuri të artit letrar, që ka aq shumë botë brenda, por edhe për të ndrojtur në kujtesë më të gjatë përmbajtjen e librit sa herë që t’me shkojnë sytë prej tij, sepse tërë ajo histori, ato rrëfime të shtjelluara aq bukur nga Bedri Tahiri mbeti përjetësisht në mendjen time, duke sjellë ato copëza të realitetit të së kaluarës, të sotmes dhe të nesërmes. Bedri Tahiri është një intelektual dhe shkrimtar bashkëhor, ndërsa pena e tij sfidohet nga koha moderne në të cilën jetojmë.
Dhe krejt në fund: Ka edhe shumë çka për të thënë për këtë vepër të çmuar, ngaqë në çdo faqe të saj ka vend për analizë e vështrim të kujdesshëm letrar.
Average Rating