Kosova mposht Sllovakinë 4:3, 90-të minuta larg historisë

Read Time:1 Minute, 7 Second

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mposhtur Sllovakinë, me rezultat 4-3, të enjten mbrëma në Bratislavë, në ndeshjen e gjysmëfinales së pley-off-it për Kupën e Botës 2026.

Dardanët fituan këtë ndeshje tejet të rëndësishme duke siguruar finalen e madhe të pley-off-it kundër Turqisë, ndeshje që do të luhet të martën mbrëma në Prishtinë.

Djemtë e Kosovës bën një superndeshje kundër sllovakëve, duke qenë ekip dominues dhe duke shënuar katër gola.

Ndonëse iniciativën e kishte skuadra jonë, megjithatë, të parët në epërsi kaluan nikoqirët më golin e Valjent (6’). Mirëpo, Kombëtarja jonë më anë të Veldin Hoxhës (21’), u rikthye në lojë duke barazuar rezultatin në 1-1.

Megjithatë, sllovakët në pushim shkuan me avantazhin prej 2-1, me golin e Harslin (45’).

Në fraksion e dytë të kësaj supersfidë, ishin futbollistët e Kombëtares sonë, dukeshim më të mirë së sllovakët, duke e përmbysur epërsinë e nikoqirëve.

Fillimisht Fisnik Asllani (47’), barazoi shifrat në 2-2. Pas një orë lojë, Florent Muslija më një supergol kalojë Kosovën në epërsi prej 3-2. Goditjen e fundit sllovakëve ua dha Kreshnik Hajrizi (72’), duke realizuar për rezultatin 4-2, derisa serinë e gola në këtë ndeshje e mbylli Strelc (90’) për rezultatin përfundimtar 4-3.

Përfundimisht Kosova arrin fitore të madhe në Bratislavë, dhe tashmë është vetëm 90-të minuta larg Botërorit 2026.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Shqipëria mundet nga Polonia me rezultat 2:1
Next post Franco Foda: Me këtë atmosferë shpresojmë të fitojmë edhe ndaj Turqisë