Kosovë: Ambasada gjermane dhe franceze të zhgënjyer me aksionin në veri
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, dhe ambasadori francez, Olivier Guerot i janë bashkuar reagimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Qeverisë së Kosovës, duke u shprehut të shqetësuar dhe të zhgënjyer për aksionin e Policisë së Kosovës në veri, ku u mbyllen objektet e strukturave paralele serbe.
Ambasadori Rohde në një postimin në platformën “X”, ka thënë se njoftimi s’është konsultim dhe sipas tij një gjë e tillë duhet të ndryshojë.
“Njoftimi nuk është konsultim. Gjermania i bashkohet reagimit të Ambasadës Amerikane në shprehjen e shqetësimit dhe zhgënjimit mbi veprimet e pakoordinuara. Kjo duhet të ndryshojë. Duam të heqim masat dhe të lëvizim përpara në integrimin rajonal dhe evropian të Kosovës. Jo më gjendje krize të panevojshme”, ka shkruar Rohde.
Për këtë ka reaguar edhe ambasadori francez, Olivier Guerot.
Ai ka thënë se “veprimet që kanë ndikim të dëmshëm në komunitete, në këtë rast te komuniteti serb, nuk është i mirëpritur”.
“Njëanshmëria nuk sjell zgjidhje të qëndrueshme”, ka shkruar ai në Twitter.

Më shumë storie
Homazhe pranë varrit të Prof. Prenk Gjetajt
Hysen Ibrahimi Komuna Klinë, Budisalc, 31.09.2025Prof. Prenk (Jak) Gjetaj – Intelektual i përmasave kombëtare dhe veprimtar i shquar në fushën...
Kosovë: Qeveria në detyrë miraton Projektbuxhetin 4 miliardësh, rriten pensionet
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është miratuar Projektbuxheti për...
Siria njeh pavarësinë e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës....
JA PSE POLITIKA KOSOVARE KA DËSHTUAR NGA KRIZA ARROGANTE E ALBIN KURTIT
Nga Skënder Sadri KAPITI Nuk do dështojë kurrë vlerat dhe lufta e UÇK-së pavarësisht se Serbia dhe serbofilët shqipfolës janë...
Kosovë: Kuvendi nuk e zgjodhi Qeverinë e re
Në seancën e zhvilluar sot, 110 deputetë morën pjesë në votimin për qeverinë e re të Kosovës. Nga votat e...
Neser seanca e Kuvendit te Kosoves, Kurti pritet t’ua prezantojë kabinetin qeveritar deputetëve
Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nesër pritet t’ua prezantojë kabinetin qeveritar...

Average Rating