Kurti: Ka një propozim franko-gjerman me mundësinë e një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë
Kryeministri Albin Kurti e pranoi se ka të reja në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Gjatë një konference për media të mbajtur në Gjilan, pas takimit që pati me kryetarin komunës, Alban Hyseni, kryeministri Kurti deklaroi se ka një propozim franko-gjerman dhe mundësinë e një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë.
Por, ai thotë se nuk ka asgjë përfundimtare e aq më pak vendimtare.
Megjithatë, kryeministri deklaroi se ide të tilla qarkullojnë jo vetëm në Paris e Berlin, por edhe në Uashington, Bruksel, Romë, Prishtinë e Beograd.
“Diskutohen modele të ndryshme, por nuk ka diçka përfundimtare”, tha Kurti.
“Aq më pak vendimtare që do të mund të thuhej që ky është propozimi franko-gjerman dhe rrjedhimisht diskutojeni tash dhe jepni vërejtjet”.
Sipas kryeministrit, kjo iniciativë dëshiron t’i japë edhe më shumë fuqi Lajçakut, sikurse që i jep edhe mbështetja e vazhdueshme amerikane.
Kohë më parë, në media ishte publikuar një dokument ku paraqitej një kornizë e re që i atribuohej Gjermanisë dhe Francës.
Për një plan të tillë, ka folur më parë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, por pa dhënë detaje.
Më shumë storie
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
BE mirëpret vendimin e qeverisë për financimin e RTK-së
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për financimin e Radiotelevizionit të Kosovës...
Nuk votohet qeveria Konjufca, Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Pro formimit të propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje...
Kuvendi i Kosovës: Nesër dy seanca, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër dy seanca plenare, ku një nga pikat kryesore të rendit të...
Botërorin 2026: Shqipëria bën histori, për herë të parë në`play off`
Shqipëria ka arritur një sukses historik, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në “play off” të kualifikimeve për Botërorin...
Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së
Sot, në një konferencë për media në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kryetari Memli Krasniqi njoftoi dorëheqjen...

Average Rating