Vjosa Osmani: E presim shpejt në vizitë Erdoganin, ai mund ta bindë Vuçiqin ta njohë Kosovën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se presidenti turk Recep Taip Erdogan mund ta bindë Serbinë për ta njohur pavarësinë e Kosovës.
Osmani i ka kërkuar homologut turk që ta vizitojë Kosovën.
“Unë besoj që presidenti i Turqisë Recep Taip Erdogan ka rol të rëndësishëm te Vuçiqi që rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor është që ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Osmani ndër tjerash.
Megjithatë Osmani më pas tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe që Serbia nuk po i respekton një mori marrëveshjes.
“Erdogan mund ta bindë që t’i mbajë premtimet”, ka thënë Osmani, Gjatë një interviste për TRT World.
Presidentja e Kosovës ka folur edhe për raportet e mira mes Kosovës dhe Turqisë.
“Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim në mes vete dhe kjo duhet të vazhdojë”, tha Osmani.
Ajo ka shtuar se Kosova do të ketë probleme me energjinë gjatë këtij dimri.
Po ashtu ka folur edhe për ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, duke e lidhur edhe me situatën në Ukrainë.
Më shumë storie
Gabuan votuesit në Kosovë: votuan një zgjidhje hibride mes korrupsionit dhe patriotizmit
Nga Skënder Sadri KAPITINë Shqipëri protestë për Shqipërinë etnike kurse në Kosovë nuk shkojnë në votim se përtojnë dhe s’mund...
Kosova votoi-KQZ shpall rezultatet: VV 42,92%, PDK 21,04%, LDK 17,62% dhe AAK 7,18%
Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultat preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot. Në konferencën për media, kryetari...
Nga Shqipëria urojmë që të fitojë përsëri Albin Kurti
Nga Skënder Sadri KAPITI Jo vetëm opozita dhe mediat në Kosovë por edhe e gjithë politika dhe mediat në Shqipëri...
PDK publikon listën, Hamza: Mbi 50% janë prurje të reja
Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do...
AAK publikon listën e kandidatëve për deputetë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në listë janë...
Publikohet lista e LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në krye të...

Average Rating