Gabuan votuesit në Kosovë: votuan një zgjidhje hibride mes korrupsionit dhe patriotizmit

Read Time:2 Minute, 28 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI
Në Shqipëri protestë për Shqipërinë etnike kurse në Kosovë nuk shkojnë në votim se përtojnë dhe s’mund të lënë kafiqet e pllazhën

Shqipëria protestë kombëtare për Shqipërinë etnike, kundër korrupsionit dhe për mbrojtjen e territorit kurse kosovarët nuk shkojnë në votim për të zgjidhur krizën politike.

Si ka mudësi ky indiferentizëm dhe kjo dembeli që nuk dolën në Kosovë në votime , kur ushtrimi i votës është kulturë demokratike dhe detyrim patriotik për të zgjidhur krizën politike ; si ka mundësi që diapora patriotike kosovare gjithmonë në shërbim të atdheut, dikur e mbajti mbi supe financiarisht Lëvizjen paqësore të Rugoves, arsimin , shëndetësinë e pastaj luften e UCK-së dhe vinin me mijra vullnetare për të dhënë jetën për lirinë e Kosovës, kurse votuesit në Kosovë nuk gjetën kohë për të shku në votime, pasi nuk mund t’i linin kafenetë , dhe as pushimet e as plazhin në Shqipëri.

Votuesit në Kosovë, pjesmarrja e ulët e tyre në votime ka zhgënjyer shumë.Votuesit do kishte qenë mirë që te votonin njëherë e pastaj të shkonin në pllazh.
Në rrethanat reale të krizave të njëpasnjëshme do kishte qenë mirë që situatën ta zgjidhnin përfundimisht votuesit në Kosovë me anë të votës së tyre.Kjo nuk kërkonte ndonjë sakrificë të madhe e të jashtëzakonshmëe, dhe zgjidhja ishte e lehtë, ishte kutia e votimit.
Tashmë nëse Kosova shkon përsëri në zgjedhje faji për këtë nuk është i politikës, as i korrupsionit dhe as i tradhtisë e hajnisë, por faji dhe dëmi do të ishte tërësisht i popullit që nuk shkon në votim.
Fitorja më e madhe do kishte qenë pjesmarrja masive në votim.Nuk kishte pse të shkonin për pushime në plazh pa kryer e realizuar detyrimin patriotik, atë të votimit.
Pjemarrja tepër e ulët ne zgjedhje prej 35 përqindësh është papërgjegjshmëri kolektive ndaj demokracisë dhe atdheut, dhe kjo pjesmarrje e ulët nuk e di se si mund të shpjegohet dhe se kujt i interesoi e i shërbeu ajo.
Tani është e kotë që votuesit të shqetësohen e të pishmanohen pse nuk shkuan në votime.Nëse komuniteti gabon pse nuk e shpreh vullnetin e tij të lirë që ia jep e drejta e votës, atëhere populli mos të ankohet për korrupsionin ,as për kërcënimin e sovranitetit dhe as për legjitimiten, as për mirëqënien dhe as për drejtësinë.
Cfarë legjitimiteti ka p.sh. qeverisja e cila vjen në pushtet me 50% plus një vote kur në votim kanë votuar 35% e votuesve, pra a mund të jetë legjitime një qeverisje që ka marrë 17-18% të numrit të përgjithshëm të votuesve?!
Patriotizmi nuk manifestohet kafeneve dhe nëpër Face Book, por duhet të shkonin të votonin dhe ta ndëshkonin korrupsionin , hajdutërinë, tradhëtinë dhe ata të cilët kanë bërë pazare me trojet shqiptare dhe për coptimin e Kosovës.

Votuesit nw Kosovw të kishin marrë shëmbull kosovarët edhe të priotestesve patriotë bnë Shqipëri që protestojnë për ndëshkimin e politikës së vjetër të tradhtisë, pazareve antikombëtare, korrupsionit dhe kundër hajdutërisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Kosova votoi-KQZ shpall rezultatet: VV 42,92%, PDK 21,04%, LDK 17,62% dhe AAK 7,18%
Next post Me rastin e 148 Vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, protestuesit: Të gjithë shqiptarët në protestë