
Lajçak: Dy palët duhet t’i përmbushin plotësisht detyrimet e tyre
Pas takimeve në Prishtinë e Beograd ka reaguar në mbrëmje emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Morsollav Lajçak. Ai në platformën X (Ish-twitter) kërkon nga dy palët që t’i përmbushin plotësisht detyrimet e tyre për dialog.
Po ashtu Lajçak ka kërkuar hetim të plotë për rastin e 24 shtatorit, ku u vra një polic dhe u plagosën dy të tjerë në Banjskë të Zveçanit.
“Udhëtuam me përfaqësuesit e SHBA-së, Gjermanisë, Italisë e Francës për diskutime të rëndësishme dhe thelbësore me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ne theksuam se 24/9 duhet të hetohet plotësisht dhe se de-përshkallëzimi dhe normalizimi janë urgjentisht të nevojshëm. Ne presim që të dy të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre për dialog”, ka shkruar Lajçak.Ndryshe, në Kosovë dhe Serbi gjatë ditës së sotme qëndroi, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, zëvendës ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, si dhe zëvendës këshilltarin diplomatik të kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, Alessandro Cattaneo.
“Pesëshja e madhe” ka deklaruar se nuk ka të ardhme evropiane për Serbinë dhe Kosovën pa zbatimin e të gjitha marrëveshjeve për normalizimin e raporteve të dyanshme.
Më shumë storie
Mbretëria e Bashkuar: Gjithçka gati për Samitin e Berlinit, Kurti udhëton në Londër
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë mikpritëse e Samitit të radhës të Procesit të Berlinit që organizohet të...
Jared Kushner e Steve Witkoff këshillojnë Netanyahun: Mos rreziko armëpushimin në Gazë
Përfaqësuesit e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, i kanë bërë thirrje kryeministrit izraelit...
Bashkëpunimi i At Shtjefën Gjeçovit me studiuesen gjermane Marie Amelie Frein von Godin në botimin në gjuhën gjermane të Kanunit të Lekë Dukagjinit
Mr.sc.Nue Oroshi Veprimtaria shkencore e at Shtjefën Gjeçovit nuk kishte vetëm shtrirje kombëtare por ajo ka pasur rrënjët e shtrira...
Richard Grenell, kritika ndaj Von der Leyenit
Emisari special i presidentit Donald Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell, ka kritikuar Bashkimin Evropian, duke e akuzuar Gjykatën...
Egjipt: Nënshkruhet marrëveshja historike e armëpushimit për Gazën
Në një samit të mbajtur në Egjipt, presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit rajonalë nënshkruan marrëveshjen historike të armëpushimit për...
Guterres: Marrëveshja e paqes në Gaza mundësi historike
Udhëheqësit botërorë kanë mirëpritur lajmin se Izraeli dhe Hamasi janë pajtuar për fazën e parë të një plani paqeje për...
Average Rating