Lojërat Olimpike, Parisi 2024: Akil Gjakova ndalet në gjysmëfinale
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, është ndalur në gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike Paris 2024.
Në një duel tejet të fortë në kategorinë -75 kg, Gjakova është mposhtur me “Wazzari” në “Golden Score” nga garuesi i Azerbajxhanit, Hidayat Heydarov, i cili është renditur si numri një në botë në këtë kategori.
Paraprakisht Gjakova ka tregour një performancë të shkëlqyeshme gjatë rrugës së tij drejt gjysmëfinales, duke triumfuar në katër duele. Megjithatë, në përballjen e tij me Heydarov, pavarësisht përpjekjeve të tij të mëdha, kosovari nuk ia ka arritur të sigurojë një vend në finale.
Megjithatë, Gjakova ka edhe një munësi të fitojë medaljen e bronztë, pasi në repesazh do të ballfaqohet me japonezin, Soichi Hashimoto.
Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka thënë se do të vazhdojë punën për të provuar sërish në Lojërat Olimpike pas katër vitesh, pas humbjes së mundësinë për të fituar medaljen e bronztë në Paris 2024. Në repesazh, Gjakova është mposhtur nga japonezi Soichi Hashimoto.

Më herët, Gjakova ishte ndalur në gjysmëfinale, ku në një duel tejet të fortë në kategorinë -75 kg, është mposhtur me “Wazzari” në “Golden Score” nga garuesi i Azerbajxhanit, Hidayat Heydarov, i cili është renditur si numri një në botë në këtë kategori.
“Nuk u shpërbleva për punën që kam bërë, por tash duhet të kthehem në shtëpi dhe ta vazhdoj punën. Shorti ka qenë i vështirë, gjatë rrugës kam pasur kampionë, por arrita të bëj luftra të mira. Mbetet që të punoj edhe katër vite”, ka thënë Gjakova në një prononcim për RTK.
Më shumë storie
Mark Rutte: KFOR vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Maqedonia...
Ka ndërruar jetë Agron Azemi nga Rahovica e Preshevës, president i Klubit motoristik “Plisat” në Zvicër
MK Veteranet e UÇK-së: Ne emër të MK Veteranet e UÇK-së , shprehim ngushëllimet më të sinqerta, pas ikjes nga...
Bordi i Paqes, Trump: Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse
Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimit të tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington DC ka thënë...
Hagë: Ish-krerët e UÇK-së deklarojnë pafajësinë: Fajtor ishte regjimi serb
Në fjalët e tyre përfundimtare para Dhomave të Specializuara në Hagë, katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri...
Fjalimi historik kur Bill Clinton dha urdhërin për bombardimin e Serbisë
PA SHBA-TË, NATO-N DHE DHE UCK-NË KOSOVA SOT NUK DO ISHTE SHTET (kujtesë me rastin e 17 Shkurtit ,Ditës së...
Opinion: Agim Vinca, servil i Enver Hoxhës
Nga Eshref Ymeri Gjatë një periudhe 20-vjeçare (2004-2024), kam pasë botuar në intenet 15 ese, kushtuar Kadaresë. Këto ese i...

Average Rating