Lugina e Preshevës proteston në Prishtinë: STOP-Diskriminimit ndaj shqiptarëve, që po realizon Serbia

Read Time:3 Minute, 11 Second

Me rastin e mbajtjesë së protestës  paqësore me mbështetje  gjithëpopullore, ku Serbia  vazhdon diskriminimin në vendbanime shqiptare.

Nën organizimin e Këshillit Organizativë,

Kuvendit Kombëtarë Shqiptarë për Kosovë,  në bashëkpunim me Unionin Shqiptarë i Shoqërisë Civile,

Të nderuar pjesëmarrës nga gjithë hapsirat tona shqiptare,

Ju drejtohem bashkëvendasëve këtu nga Kryeqendra e Kosovës-Prishtina, prandaj para së gjithash, më lejoni që në këtë protest paqësore me mbështetje  gjithëpopullore  të shprehim e manifestojm në mbrojtje të trojeve stërgjyshore

të Rajonit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Ne Shqiptarët,  në Serbi  jetojm në kushte pushtimi klasik,u  jemi ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim etnik.

Ndaj nesh  Serbia, vazhdon  shkelje, cenim, mohim të së  drejtës në përfaqësim proporcional me  numrin e banorëve, aktualisht jemi  si një ndër  Rajonet më të pazhvilluara dhe më të diskriminuara në gjithë Evropën, dhe i themi:

STOP-Diskriminimit përmesë pastrimit etnik-pasivizimit, zhvendosjes dhe dëbimit,

STOP-Diskriminimit në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, në investime e Përfaqësime

Në këtë protest paqësore me mbështetje  gjithëpopullore,  ngrisim zërin që të pranohet vullneti i shprehur në mënyrë plebishtare-Referendumi i datës  1 e 2 mars 1992, kërkojm zbatimin e marrëveshjes së Konçulit, në jetësimin  e marrëveshjes për formimin e Bashkësive të  komunave  të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit,  kërkojm themelimin e Institutit për Trashëgimin dhe Krijimtarin Kulturore të Shqiptarëve, themelimin e Universitetit Publik në Gjuhën Shqipe, dhe kthimin  e Lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë.

Ne, nga Krahina shqiptare e mbetur padrejtësisht  nën administrimin e Serbisë, më së shumti kemi arsye të protestojm, të ndalen kurdisjet e gjygjeve politike  ndaj Ushtarëve të UÇPMB-ës,  që të lëvizim lirshëm dhe Beogradi të demilitarizoj dhe heqë bazat e shumta ushtarake nga vendbanimet shqiptare veçmas me zonat kufitare me Republikën e Kosovës, të cilat prodhojn pasiguri dhe  presion të vazhdueshëm për shpërngulje.

Nga kjo protest paqësore, apelojm  tek mekanizma e instanca të BE-ja, të vlen Reciprociteti,  se të drejtat e njëjta të cilat do t’i kenë serbët në Kosovë, duhet t’i kenë edhe shqiptarët në Serbi, kështu  të mbrojn të njëjtat standarde edhe për Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, të vizitojn e  rrisin prezencën dhe monitorimin si OSBE-ja  duke garantuar të drejtat indviduale dhe kolektive,shqiptarët nga  Krahina e Sanxhakut  dhe Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc,  të përfaqësohen me vende të rezervuara në Parlamentin e Serbisë.

Të nderuar  të pranishëm,

Prishtina dhe Tirana zyrtare, kan obligim Kombëtarë, me politika proaktive, dhe  të përfaqësojn interesat edhe të kësaj krahine përmesë një platforme të përbashkët, kur është në pyetje Referendumi i datës  1 e 2 mars 1992, kryengritja e aramatosur e dhe sakrifica për liri e UÇPMB-ës,etj

Subjektet politike, nga kjo Krahinë gjithnjë të jen dhe të paraqiten me kërkesa të artikuluara dhe me qëndrim të unifikuara.

Lavdi të gjithë të rënëve e të gjitha kohërave dhe ata që kanë kontribuar për lirin dhe mbajtjen gjallë të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit.                                                                          

*Fjalimi  i mbajtur  para të pranishmëve në protestë, nga profesori Refik HASANI.

 Prishtinë, 23 tetor 2023

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post VENDIMET JURIDIKE “BERISHA” NUK DUHET TË PREKIN KËSISOJ “LËVIZJEN E LIRË” DHE TË PRODHOJNË KAQ SHUMË POLITIKË TË DITËS…!
Next post Joe Biden dënon sulmet e kolonëve izraelitë ndaj palestinezëve ne Bregun e pushtuar Perëndimor