Lumir Abdixhiku: Bondsteel të shndërrohet në bazë permanente amerikane në Kosovë
Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku ka vazhduar takimet në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara. Abdixhiku sot ka takuar Senatoren Republikane, Joni Ernst.
“Me këtë rast, kryetari Abdixhiku, shprehu mirënjohjen e veçantë ndaj Senatit për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Kosovës”, ka njoftuar zyra për media e LDK-së.
Kreu i LDK-së në opozitë, sërish ka shtruar kërkesën për ngritjen e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës e SHBA-ve nëpërmjet nënshkrimit të ‘Kartës për Partneritet Strategjik’, shndërrimin e Kampit Bondsteel në bazë permanente amerikane në Kosovë, si dhe ndihmesën e mëtutjeshme të SHBA-ve për ankorimin e Kosovës si vend anëtar dhe i barabartë mes shteteve të NATO-s.
“Vlen të theksohet se, Senatorja Ernst ka shërbyer në ushtrinë amerikane për mbi 23 vite, me ç’rast promovon në vazhdimësi nevojat e mbrojtjes kombëtare brenda dhe jashtë SHBA-ve, ndërkaq në këtë promovim e angazhim të saj, edhe Kosova ka zënë gjithherë vend të veçantë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Më shumë storie
SHBA kodifikon qëndrimet pro Kosovës në ligjin e mbrojtjes
Kosova përfshihet në qëndrime të rëndësishme në draft-ligjin e autorizimeve të mbrojtjes kombëtare të Shteteve të Bashkuara për vitin e...
“Botërori 2026″, Kosova mëson kundërshtarët nëse kualifikohet
Në Uashington është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror “FIFA world Cup 2026”, short i cili u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin...
Perandoria sovjetike e haremeve shtetërore
Në youtube-kanalin “Архивы СССР” (Arkivat e BRSS) ka pasë qenë botuar informacioni me titull: ”Haremet e NKVD: ja se si...
Wesley Clark: Gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit
Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, është ulur këtë të hënë në karrigen e dëshmitarit të mbrojtjes...
Protestë në Strasburg më 16 nëntor kundër procesit në Hagë
"Këshilli Koordinues i Shoqatave të dala nga Lëvizja dhe Lufta Çlirimtare e Popullit Shqiptar" ka njoftuar se më 16 nëntor...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...

Average Rating