Maqedonia e Veriut pranon propozimin e modifikuar francez
Propozimi i modifikuar francez për Maqedoninë e Veriut është konsideruar i pranueshëm nga pala maqedonase pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë e cili u mbajt nën udhëheqjen e presidentit Stevo Pendarovski. Sipas tij, ky plan nuk e prek gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, në një konferencë për medie tha se, propozimi i modifikuar francez nuk e prek gjuhën dhe identitetin maqedonas, dhe si i tillë është i pranueshëm.
“Me propozimin hiqet vetoja bullgare e cila zgjat dy vite dhe lejon hapje formale të bisedimeve pas 17 viteve pritje.E rëndësishme është se propozimi nuk e cenon identitetin maqedonas.Këtu tek ne askush nuk është kundër futjes së bullgarëve në Kushtetutë por polarizimi i brendshëm e pamundëson konsensusin”, thotë ai.
Pendarovski kërkoi që të sillet vendim, i cili do të definojë të ardhmen e shtetit dhe kombit maqedonas.
“Me pranimin e propozimit francez do të sjellim vendim për të hapur bisedimet, të cilat e dimë se zgjasin me vite. Vendimi që të pranojmë propozimin nuk do të jetë as triumf historik që tenton ta tregoj njëri kamp, e as mos sukses siç dëshiron ta paraqes kampi tjetër.Bëhet fjalë për kompromis transit për njërën nga fazat e integrimeve evropiane ”, pohoi ai.
Përmes propozimit francez synohet tejkalimi i dallimeve që kanë për historinë e tyre Maqedonia e Veriut me Bullgarinë dhe zhbllokimi i fillimit të bisedimeve për anëtarësim në familjen evropiane.
Më shumë storie
TREKËNDËSHI KUFITAR
Shkruan:Refik HASANI Vendin, ku takohen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, e vizitova që në të vërtet është trekëndëshi Kufitar,...
Në Shkup mbahet protestë masive, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë ardhur në Shkup për të mbështetur ish-krerët e UCK-së, të cilët po përballen...
OVL e UÇK-së: Protesta e 13 dhjetorit në Shkup do të jetë paqësore
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore,...
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Valerias Store – OFERTA QË S’DUHET HUMBUR!
-80% MË LIRË Valerias Store është një kompani e parfumeve premium VLEN VETËM 48 ORË!OFERTA QË S’DUHET HUMBUR! BLEJ TANI...

Average Rating