Masakër në Cetinjë të Malit të Zi me 11 të vrarë, kryeministri Abazoviq shpall tri ditë zie
Mali i Zi do të mbajë 3 ditë zie në lidhje me masakrën që ndodhi në qytetin e Cetinjës. 34-vjeçari Vuçko Boriloviq, pas një sherri në familje ka qëlluar me armë zjarri duke vrarë 10 persona, ndërsa ka lënë të plagosur 6 të tjerë. Duke cituar burimet policore, televizioni publik malazez bëri të ditur se të shtënat ndodhën pas një mosmarrëveshjeje brenda një familjeje, ndërsa mes personave të vrarë kishte edhe fëmijë.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 12 gusht pak pas orës 16:00 me orën lokale në Cetinjë, një qytet me rreth 18.000 banorë në jugperëndim të Malit të Zi.
Dy persona kanë marrë trajtim në një spital në Cetinjë. Disa të tjerë u sollën në një spital në Podgoricë, sipas raportimeve të lajmeve.
Prokurorja malazeze tha se në vendin e ngjarjes gjeti nëntë trupa. Viktima e dhjetë ka ndërruar jetë në spital, kurse viktima e njëmbëdhjetë është vetë sulmuesi Vuk Boriloviq”, ka shtuar ajo për për të përditshmen Vijesti.
Kryeministri Dritan Abazoviq tha se kjo ngjarje ishte më e rënda në kujtesën kolektive të malazezëve dhe bëri të ditur se qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie lidhur me ngjarjen e rëndë. “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të qëndrojnë pranë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit të Cetinjës”, tha Abazoviq në Telegram.
Më shumë storie
Aleksandar Vulin: Serbia të veprojë në Kosovë sikur Izraeli me Mosadin në Iran
Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin...
TREKËNDËSHI KUFITAR
Shkruan:Refik HASANI Vendin, ku takohen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, e vizitova që në të vërtet është trekëndëshi Kufitar,...
Në Shkup mbahet protestë masive, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë ardhur në Shkup për të mbështetur ish-krerët e UCK-së, të cilët po përballen...
OVL e UÇK-së: Protesta e 13 dhjetorit në Shkup do të jetë paqësore
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore,...
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...

Average Rating