Ethet e dekomunistizimit!

Read Time:2 Minute, 27 Second

“Agron, këtu do më kesh nëse të duhet gjë”- ishin fjalët e kolegut spiun i sigurimit të shtetit, në fund të filmit Vdekja e kalit.

Si për ironi ajo situatë na ndoqi në 31 vite më pas. Ata që spiunuan, shpifën, stisën ngjarje, rrahën, vranë, internuan e masakruan qëndruan në majat e pushtetit për këtë kohë të gjatë. 

Përdorën të njëjtën mënyrë shpifjesh e stisjesh për të mbajtur në poste drejtuese njëri tjetrin deri më tani. Janë në grahmat e fundit. Ata që i dhanë dorë  njëri tjetrit me pushtet e zhdukje dosjesh, sot janë bashkë si vëllezërit ujqër në natën me hënë. Ulërasin se duan “ushqim”, kërkojnë “prenë” e tyre. 

Tërë këto vite kanë pasur “pre” këtë vend e këtë popull, duke i rrëmbyer dhe mbajtur peng  aspiratat për demokraci dhe Shqipërinë si gjithë Europa. 

Sapo u prezantua nga Lulzim Basha nisma për Dekomunistizim dhe Veting në Politikë, qetësia e ujqërve të vjetër të politikës lajthiti.

 Pse?

1. Sepse u prishen ekuilibrat e marrëveshjes së katovicës, planifikuar nga Ramiz Alija për Shqipërinë.

2.Dalja në dritë e gjithë aktivitetit të drejtuesve si bashkëpunëtor të ish sigurimit është halli më i madh i tyre.

3.Prishja e pazareve dhe shpërthimi i “pusetës së korrupsionit” për 31 vite.

4. Marrja peng e demokracisë në vend dhe zbulimi i trekëndëshit të bermudës me interesa të lidhura ngushtë me korrupsionin dhe  vendet armike të demokracisë në Ballkan.

5. Tendenca për destabilizim të vendit me pseudo protesta e gjthfarë deklaratash, deri dhe bashkëpunim në parlament për të mos votuar nismat antikorrupsion.

Një vend anëtar i Natos nuk mund të udhëhiqet më nga njerëz me të shkuar si bashkëpunëtor të ish sigurimit, si  dhe të minojë Aleancën Strategjike me BE dhe SHBA. 

Dhe sa kohë do të jemi peng i tyre?

Ata edhe se ndërrojnë emër partie, nën lëkurë janë të njejtë. Berisha, Meta dhe Rama kanë një emërues të përbashkët. Urrejnë zgjedhjet. Praktikojnë vetëm emërimet. Sikurse 45 vjet në diktaturë ku Partia Komuniste vetëm emëronte.

Hapja e dosjeve është nevojë ulëritëse për popullin shqiptar. Duhet të bëhet sa më shpejtë kjo transparencë. Dhe për këtë asnjëherë nuk është vonë.

Publikimi i emrave të personave të cilët kanë qenë bashkëpunëtor të ish sigurimit dhe përfitues të  posteve publike ndër vite është emergjencë për demokarcinë funksionale.

Çlirimi i administratës publike nga këta individ dhe ndalimi i punësimit apo përfitimeve nga postet publike është një tjetër domosdoshmëri.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme të gjendet mekanizmi për identifikimin dhe marrjen në pyetje të personave që kanë qenë pjesë e skuadrave të pushkatimit dhe të zhdukjes së trupave të cilët ende nuk janë gjetur. Për këtë gjë është bërë pak, dhe nuk do resht së shkruari.

Shoqëria shqiptare dhe klasa politike e pastruar nga mbetjet e komunizmit dhe bashkëpunëtorët e tij, u  detyrohet familjarëve të të zhdukurve zbardhjen e rrethanave të zhdukjes dhe nderimin e tyre.

Edlira Devolli Leka

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Masakër në Cetinjë të Malit të Zi me 11 të vrarë, kryeministri Abazoviq shpall tri ditë zie
Next post Opinion: Urgjentisht duhet izoluar Rusia në Botë