Opinion: Urgjentisht duhet izoluar Rusia në Botë

Read Time:1 Minute, 19 Second

Rikujtim#

Rusia, prapavijë e rrezikshme e armiqve të kombit shqiptar

Strategjia ruse shfrytëzon nostalgjinë e lavdisë së dikurëshme të ish-Bashkimi Sovjetik për ringritjen graduale të fuqisë së saj.

Ajo synon armatimin strategjik për të mbrojtur territoret dhe është e ndikuar nga rreziku i shpërbërjes.

Si aleate historike e Serbisë, Rusia depërton në Ballkan duke synuar depërtimin financiar në vendet e Ballkanit Perëndimor. Përmes ndikimit politik dhe spiunazhit diplomatik, ajo nxit luftën hibride, duke sfaqur agresivitet në qëndrimet e saj politike e diplomatike.

Nuk mohohet ëndrra ruse për daljen në Adriatik, në Maltë për të dominuar Mesdheun. Me strategji të organizuar ajo nxit përçarjen midis kombeve, vendeve të NATO në rajonin Ballkanik dhe demostron forcën gjeostrategjike për të ushqyer krizat brenda BE. Ndikimi rus është i pranishëm në Serbi, duke syniuar kontrollin pjesë-pjesë të rajonit. Lufta hibride parasheh masa shtrënguese për nënshtrimin politik të kombit shqiptar.

Ajo ndjek synimet aq sa e ka lidhur Serbinë pas qëndrimit të saj, edhe pse kjo e fundit është e rrethuar nga vende të NATO dhe formalisht aspiron për t’u antarsuar në BE.

Prapa çështjes së Kosovës, më shumë sesa Serbia qëndron Rusia. Vendi që e pengon njohjen e Kosovës në fakt është Rusia dhe politika e Serbisë është një pasojë e qëndrimit rus.

Politika e Serbisë duhet të denoncohet si luftënxitëse dhe destabilizuese. Ajo pretendon për antarësim në NATO dhe në BE, në të njejtën kohë që armatoset maksimalisht nga Rusia dhe mban qëndrim të dyshimtë në marrëdhëniet me Perëndimin.

Nëse nuk ndërhynë Bashkësia Ndërkombtare , do të ketë pasoja të mëdha !

Hyzri Salihu

26.02.2022

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Ethet e dekomunistizimit!
Next post Mosmirënjohja dhe mosvlerësimi i virtyteve dhe të meritës dëmtojnë rëndë shoqërinë