Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së

Read Time:1 Minute, 51 Second

Sot, në një konferencë për media në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kryetari Memli Krasniqi njoftoi dorëheqjen e tij nga drejtimi i partisë, duke e cilësuar këtë vendim si “një hap reflektimi dhe përgjegjësie për krijimin e një momentumi të ri për PDK-në”.

Në fjalimin e tij, Krasniqi falënderoi qytetarët, anëtarët dhe mbështetësit e PDK-së për përkrahjen gjatë më shumë se dy dekadave të angazhimit politik.

“Në rini, njeriu nuk e di gjithmonë se çfarë do të bëhet, por shumëherë e di në çfarë do të besojë. Dhe unë, që nga rinia, e kam ditur se dua të besoj në Kosovën e ëndrrave të mia”, tha ai.

Ai rikujtoi udhëtimin e tij politik, që filloi në vitin 2004, si aktivist i Rinisë Demokratike dhe vazhdoi deri në postin e Kryetarit të PDK-së.

“Ajo që nisi si një angazhim rinor e idealist, u kthye në udhëtimin më të rëndësishëm të jetës sime… Mbi të gjitha, kam pasur nderin e pakrahasueshëm të nënshkruaj Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, shtoi Krasniqi.

Duke folur për nevojën e ripërtëritjes brenda partisë, ai theksoi: “Një parti që beson në zhvillim, duhet të besojë edhe në ripërtëritje. Një lidership që kërkon ndryshim për Kosovën, duhet të ketë guximin të krijojë hapësirë për ndryshim brenda vetes. Prandaj, kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës”.

Krasniqi njoftoi gjithashtu se ka thirrur Konventën e PDK-së për të hënën, më 17 nëntor, ku do të zgjidhet kryetari i ri i partisë. Ai përfundoi fjalimin me mirënjohje dhe urime për partinë dhe vendin.

“Unë largohem nga detyra e Kryetarit të PDK-së me paqe, me mirënjohje dhe me krenari… Zoti e bekoftë PDK-në. Zoti e bekoftë Kosovën”.

Kujtojmë se Memli Krasniqi e kishte marrë postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës më 3 korrik 2021, pas dorëheqjes së Kadri Veselit. Ai u zgjodh me votim të njëzëshëm në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë.

Krasniqi ishte nënkryetar i PDK-së, që nga shkurti 2013. Ai para se të merrte postin e kryetarit të partisë ka qenë edhe ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (2014-2017) dhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga (2011-2014).

/RTK/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari
Next post Opinion: Parimet e Islamit