Ministri Sveçla vizitoi pikën kufitare në Bërnjak
Nën masa të rrepta të sigurisë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar sot pikën kufitare në Bërnjak dhe stacionin policor të policisë kufitare.

Ai takoi disa nga zyrtarët policorë të cilët janë ballafaquar me sulme të shumta nga strukturat ilegale serbe në mbrëmjen e 31 korrikut si dhe zyrtarë të tjerë policorë që tha se po angazhohen në mbrojtje të kufirit tonë.
Sveçla u shpreh se zyrtarët e kësaj pike kufitare janë sulmuar përsëri dje derisa po patrullonin në liqenin e Ujmanit.
“Që nga viti i kaluar deri më tash në veri të vendit kanë ndodhur 14 sulme, 10 prej të cilave kanë qenë ndaj zyrtarëve policor. Përkundër të gjitha sfidave me të cilat po ballafaqohemi tek të gjithë zyrtarët policor pashë një vendosmëri dhe entuziazëm që në plotni të përmbushin detyrat dhe obligimet e tyre zyrtare”, tha ai në Facebook.
“Me këtë rast, i falënderova ata për zellin e treguar deri tani dhe i inkurajova që së bashku të punojmë drejt shtrirjes së plotë të rendit dhe ligjit edhe në atë zonë. Ministria e Punëve të Brendshme dhe gjithë Qeveria e Kosovës do të jenë me qytetarët dhe me institucionet e vendit me qëllim të garantimit të sigurisë dhe mirëqenies të secilit veç e veç dhe të gjithëve së bashku”, shkroi ministri në Facebook.
Më shumë storie
Letër falenderimi Presidentit amerikan Bush, 17 Shkurt 2008 nga “Drenica” Durrës
Shpallja e Pavaresise se Kosoves diten e djeshme ka bere qe qytetaret e Durresit dhe me gjere te fillojne festimet...
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
28 Nëntori: Vjosa Osmani, iu bashkuan festimeve për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, iu...
Mal Berisha Jeta e nje ambasadori
Mal Berisha Herman Bernstein Tiranё Edualba 2017 Gjatё panairit tё librit 2025 nё Tiranё, m’u dha rasti ta takoja autorin...
Nuk votohet qeveria Konjufca, Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Pro formimit të propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje...
Kuvendi i Kosovës: Nesër dy seanca, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër dy seanca plenare, ku një nga pikat kryesore të rendit të...

Average Rating