28 Nëntori: Vjosa Osmani, iu bashkuan festimeve për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, iu bashkuan festimeve për 113-vjetorin e Pavarësisë në Shkodër.

Nga “Sofra e Pavarësisë”, në atmosferën kuqezi, Spiropali deklaroi se “sot më shumë se kurrë më parë, Shkodra qëndron e palëkundur si një simbol i pathyeshëm i unitetit e bashkimit kombëtar”.
Spiropali mirëpriti me një mesazh edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Sofra e shqiptarit i përket mikut. Asnjë shprehje nuk rrok më fort shpirtin tonë të mikpritjes. Veçse, ju, e nderuar Vjosë, në këtë qytet vërtet jeni mike, por jo mysafire. Sepse ju, ashtu si të gjithë bashkëkombasit tuaj, vëllezërit e të njëjtit gjak, këtu jeni në shtëpinë tuaj”, tha Spiropali.
Ministrja shtoi se “zotimi ynë më i madh, në këtë 28 Nëntor, është që ta shndërrojmë flamurin tonë në flamurin e 28 që valëvitet krenar në Bruksel”.
“Sot, jemi më pranë se kurrë përmbushjes së aspiratës mbarëkombëtare të shqiptarëve, atyre që sot jetojnë këtë moment historik, por edhe të gjithë paraardhësve tanë. Por, për të bërë realitet, duhet të vazhdojmë me kokëfortësi rrugën e reformave, forcimin e shtetit të së drejtës, modernizimin e ekonomisë, afrimin e standardeve tona me ato europiane”, tha Spiropali.
Më shumë storie
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive të shtunën, më 8 gusht, në orën 11:00
Seanca do të mbahet në Sallën e seancave, duke filluar nga ora 11:00. Në rend të ditës janë zgjedhja e...
Disa këshilla për drejtuesit e protestave patriotike rinore e qytetare
Nga Skënder Sadri KAPITI Rinia patriotike gjithshqiptare që po protestoni prej më shmë se dy muaj, mos lejoni që sakrificën...
Triumfi i Kombit/Askush nuk mund t’a pengojë Lëvizjen e Historisë
Nga Skënder Sadri KAPITI Askush, asnjë armik sado i madh nuk ka mundur të pengojë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Lëvizjen e...
Protestat për Triumfin e Kombit/News 24 krenari kombëtare
Nga Ilir Teki Skrapari Prej 51 ditësh në Shqipëri po mbahen protestat më të mëdha patriotike në Historinë e Shqipërisë.Janë...
Pa TV NEWS 24, Protestat e Lëvizjes për ‘Triumfin e Kombit’ do ishin në terr informativ
Nga Skënder Sadri KAPITI Po mbushen 50 dItë që në Tiranë rinia patriotike dhe qytetarët shqiptarë po mbajnë e zhvillojnë...
Lëvizja për Triumfin e Kombit: Protestat paqësore patriotiko-demokratike të Rinisë shqiptare
Skënder Sadri KAPITI Këtë shkrim të mëposhtëm po e dergoj për botim me rastin dhe në mbështetje të protestave patriotike të Brezit të...

Average Rating