Nata e 14-të e protestës në Prishtinë kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Read Time:1 Minute, 7 Second

Për të 14-ën ditë me radhë, qytetarë janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën moton “Jo në emrin tim”.

Protestat janë zhvilluar në ditët e fundit në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës, me pjesëmarrësit që kanë kundërshtuar aktgjykimin dhe kanë kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Njëri nga organizatorët e protestës, Çlirim Haziri, nga sheshi “Skënderbeu”, u ka bërë edhe një herë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin veprime konkrete për Gjykatën Speciale.

Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 99 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deklaratën lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në deklaratë, Kuvendi shpreh shqetësim për aktgjykimin e shkallës së parë, si dhe për mungesën e transparencës dhe shkeljen e standardeve të gjykimit të drejtë.

Kuvendi e konsideron të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi kriminal të përbashkët dhe përgjegjësinë që, mbi atë përfundim, i është atribuuar secilit prej tyre.

Përmes deklaratës, Kuvendi u kërkon institucioneve shtetërore të ndërmarrin veprimet e nevojshme për mbrojtjen e së vërtetës dhe të pastërtisë së luftës çlirimtare, si dhe bën thirrje për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore me veprime juridike, institucionale dhe diplomatike. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Katërshja, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës
Next post Albin Kurti: Shqiptarët e Luginës me listë të përbashkët për zgjedhjet në Serbi