Ndeshja Kosovë – Zvicër është mbyllur baras 1:1

Edhe ndeshja e dytë e Kosovës me Zvicrën është mbyllur baras. Për dallim nga ndeshja e parë në Prishtinë e cila ishte mbyllur me rezultat 2-2, ndeshja e sontme në Basel është mbyllur 1-1.

Zvicra ka dominuar duke bërë më shumë presion.

Pjesa e parë nuk ka prodhuar gola po Kosova e ka nisur në formë jo të mirë pjesën e dytë.  

Ka qenë minuta e dyzet e shtatë kur Vargas ka realizuar me kokë.

Kosova nuk është dorëzuar dhe e ka kërkuar barazimin. 

Ka qenë minuta e tetëdhjetë e një kur Muhamet Hyseni ka realizuar gol. Deri te kontakti me topin sulmuesi ka ardhur pas një asistimi nga Vojvoda dhe pastaj një gjuajtje e cila fillimisht ka prekur shtyllën është ndalur në rrjetë. 

Kosova pavarësisht rezultatit të sontëm nuk është kualifikuar. Nga Grupi I janë kualifikuar Rumania dhe Zvicra. Ndeshjen e radhës Kosova e luan kundër Bjellorusisë. 

Lini një Përgjigje

Previous post A<strong>tmosfera ka nisur të ndizet në Basel, pak orë para ndeshjes Zvicër-Kosovë</strong>
Next post Stoltenberg nesër viziton Kosovën, takohet me Osmanin e Kurtin