Njohësit e proceseve politike: Bojkoti nga Kurti në takimin joformal në Tiranë dëmton Kosovën

Read Time:2 Minute, 14 Second

Njohësit e proceseve politike në vend deklarojnë se bojkoti që Kosova u bën takimeve rajonale e ndërkombëtare, qoftë edhe si joformale sikurse ky i fundit në Tiranë, e dëmtojnë vetë Kosovën.

Ata vlerësojnë se mospjesëmarrja e kryeministrit Albin Kurti në këtë takim joformal në Tiranë, jep sinjale të vetizolimit të Kosovës.

Tutje sipas tyre, raportet mes kryeministrave Kurti- Rama, nuk duhet të ndikojnë në konferenca të nivelit ndërkombëtar, derisa Kosova në vazhdimësi e ka përkrahur procesin e Samitit të Berlinit.

“Më shumë i sjellim dëm Kosovës duke vetë-izoluar, duke qenë tekanjoz në iniciativat të cilat vet i kemi përkrahur dhe janë të dobishme siç është procesi i Berlinit, mund të sjellë dëm dhe këtë duhet trajtuar me shumë kujdes edhe qeveria edhe diplomacia Kosovare”, thotë Mazllum Baraliu, profesor universitar.

Baraliu shpjegon arsyen përse është me rëndësi që Kosova të jetë pjesë e takimeve të tilla.

“Është shumë e rëndësishme që në këto veprime përgatitore për interes të Kosovës të përmendet të evidentohet të raportohet se çka ka nevoje Kosova të raportoj, kërkoj, t’i lejohet, ky është proces edhe në aspektin financiar dobisjellës edhe në aspektin politik interagativ, prandaj pjesëmarrja në Tetor nuk diskutohet, në qoftë se edhe aty nuk marrim pjesë  atëherë ne po vetë-izolohemi tërësisht”, tha ai.

Ndikimin e raporteve-Kurti-Rama në politikën shtetërore, i cilëson të dëmshme për vendin, analisti Artan Muhaxhiri.

” Shumë e dëmshme dhe e palogjikshme që problemet personale Kurti- Rama të projektohen edhe në nivelin ndërkombëtar respektivisht në konferenca ndërkombëtare që mbahen në Tiranë. Është krejtësisht e pakuptueshme sepse një qasje e tillë nga kryeministri dëmton shtetin e Kosovës dhe krijon imazh negativ, por e gjithashtu e krijon edhe një precedent për konferencat e ardhshme ndërkombëtare pasi e përfshinë edhe Shqipëri me Bosnjë Hercegovinën si vend ku Kosova ka problem të marr pjesë”, tha Artan Muhaxhiri, njohës i çështjeve politike.

Pavarësisht se takimi ishte joformal, ai thotë se bojkoti nga Kosova e dëmton imazhin e vendit.

“Mbase kryeministri Kurti mund të arsyetohet kësaj radhe se ky takim ka qenë informal pra nuk ka qenë një takim zyrtar, mirëpo gjithsesi i bënë dëm Kosovës edhe në aspektin e imazhit edhe në aspektin konkret sepse çdo pjesëmarrje e kryeministrit Kurti si i barabartë me liderët e rajonit  vetëm sa e fuqizon rolin e Kosovës. Por unë shpresoj që në tetor kur të mbahet takimi kryeministri  Kurti do të marrë pjesë sepse nuk do të kishte kuptim që ai ta bojkotonte edhe atë takim”, tha Muhaxhiri.

Sipas tyre, kryeministri Kurti duhet të marrë pjesë në Samitin e Berlinit, i cili do të mbahet në muajin tetor në Tiranë, duke e përfaqësuar Kosovën si vend të barabartë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Nesër liderët europianë në Tiranë, nuk dihet ende nëse Kurti do të jetë i pranishëm
Next post Escobar në Kongres: Kosova dhe Serbia të përmbushin të gjitha detyrimet