Njohësit e sigurisë: Vuçiqi synon destabilizimin të situatës
Tendencë për destabilizim të situatës është vlerësuar veprimi i fundit i shtetit serb, për ndalimin e 4 zyrtarëve policorë bashkë me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, edhe nga njohës të çështjeve të sigurisë. Sipas tyre, shteti serb po mundohet ta mbajë situatën nën tension, derisa kërkojnë që Bashkimi Evropian t`i vë sanksione Serbisë.

Si lojë politike të presidentit serb Aleksandër Vuçiq e tendencë për destabilizim, po vlerësohet veprimi i fundit i Serbisë për ndalimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, bashkë me 4 zyrtarë tjerë policorë.
Sipas gazetarit serb, Branisllav Kërstiq, veprime të tilla, përveç se janë kundër interesave të qytetarëve shqiptarë, janë edhe kundër atij serb.
Njohësi i sigurisë, Arben Dashevci, thotë se Serbia po mundohet ta mbajë situatën nën tension, andaj edhe kërkon reagim ndërkombëtar.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Kosovës janë ndaluar nga autoritetet serbe me të hyrë në këtë shtet.
Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, hapur ka përshëndetur arrestimet e kryera, duke lavdëruar anëtarët e Ministrisë së Punës së Brendshme të Serbisë, për prangosjen e, siç tha ajo, personave që po e minojnë rendin kushtetues të Serbisë.
Më shumë storie
TREKËNDËSHI KUFITAR
Shkruan:Refik HASANI Vendin, ku takohen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, e vizitova që në të vërtet është trekëndëshi Kufitar,...
Në Shkup mbahet protestë masive, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë ardhur në Shkup për të mbështetur ish-krerët e UCK-së, të cilët po përballen...
OVL e UÇK-së: Protesta e 13 dhjetorit në Shkup do të jetë paqësore
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore,...
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Valerias Store – OFERTA QË S’DUHET HUMBUR!
-80% MË LIRË Valerias Store është një kompani e parfumeve premium VLEN VETËM 48 ORË!OFERTA QË S’DUHET HUMBUR! BLEJ TANI...

Average Rating