OKB: Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për Srebrenicën
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën për ta shpallur 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.
Për miratimin e rezolutës kanë votuar 193 shtete anëtare të OKB-së, prej të cilëve 84 vota ishin për, kundër votuan 19, kurse 68 shtete abstenuan.
Krimi në Srebrenicë u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë në vitin 2007.
Përfaqësuesja gjermane në OKB, Antje Leendertse, duke prezantuar rezolutën theksoi se një prej qëllimeve të kësaj organizate është të ndalojë të ndodhin krimet e tilla, si ato në Srebrenicë.
“Rezoluta nuk është e drejtuar kundër askujt. As kundër Serbisë – anëtare e vlefshme e kësaj organizate. Ajo shënjestron vetëm autorët e gjenocidit”, tha në hapje të debatit ambasadorja e Gjermanisë në OKB, Antje Leendertse, vendi i së cilës e bashkëhartoi tekstin e rezolutës.
Miratimi i kësaj rezolute do të mundësojë që ta njohë Serbinë si autore të krimeve.
Gjermania dhe Ruanda janë sponsorët e rezolutës. Këto dy shtet bashkërisht iniciuan dhe hartuan tekstin e rezolutës. Më pas, 36 shtete anëtare të OKB-së u bënë bashkë-sponsor, duke marrë përsipër detyrën e prezantimit të draftit në të 193 shtetet anëtare të OKB-së.
Më 11 korrik të vitit 1995, serbët e Bosnjës pushtuan Srebrenicën që ishte shpallur zonë e sigurt e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara dhe vranë të paktën 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë.

Më shumë storie
Perandoria sovjetike e haremeve shtetërore
Në youtube-kanalin “Архивы СССР” (Arkivat e BRSS) ka pasë qenë botuar informacioni me titull: ”Haremet e NKVD: ja se si...
Wesley Clark: Gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit
Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, është ulur këtë të hënë në karrigen e dëshmitarit të mbrojtjes...
Protestë në Strasburg më 16 nëntor kundër procesit në Hagë
"Këshilli Koordinues i Shoqatave të dala nga Lëvizja dhe Lufta Çlirimtare e Popullit Shqiptar" ka njoftuar se më 16 nëntor...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Christopher Hill për Thaçin: Kisha përshtypje se ishte i besueshëm, por jo vendimmarrës
Ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale ish-diplomati amerikan, Christopher Hill. Hill tha për Hashim Thaçin se kishte përshtypjen...
Valerias Store – OFERTA QË S’DUHET HUMBUR!
-80% MË LIRË Valerias Store është një kompani e parfumeve premium VLEN VETËM 48 ORË!OFERTA QË S’DUHET HUMBUR! BLEJ TANI...

Average Rating