Tri te paverteta te historiografise serbe

Read Time:3 Minute, 41 Second

Nga prof Skender Rizaj

(Marrё nga broshura “Akademia e intelektualёve, e shkencave  dhe e arteve , seksioni i shkencave historike, Prishtinё 1992)

f.27

Tri tё pavёrteta tё historiografisё serbe

1

Sipas historiografisё serbe, dinastia serbe e Nemanjiqёve e ka pushtuar Kosovёn nё shekullin XII dhe sundimtarёt serbё tё kёsaj dinastie kinse i kanё ndёrtuar kishat dhe manastiret serbe nё Kosovё. Prandaj Kosova u pёrket serbёve.

Po burimet historike ҫfarё thonё?

Sipas njё tradite tё vjetёr greke dhe shёnimeve nё Hilendar, dinastia Nemanite e cila sundon shtetin mesjetar tё Rashisё, ishte me prejardhje shqiptare dhe i takonte fisit Nimani. Nimanёt mё parё ishin katolikё, dmth i takonin kishёs shqiptare, e pastaj kaluan nё ortodoksizёm (shekulli XIV). Mё nё fund, me ardhjen e osmanllinjёve, ata u islamizuan.

…Nimanajt kanё qeverisur sipas tё drejtёs zakonore shqiptare deri mё 1354, kur perandori Dushan e ka nxjerrё Kodin e vet, i cili ёshtё pёrplot me relikte tё sё drejtёs zakonore shqiptare. Kodi ka pretenduar ta kufizojё tё drejtёn e vjetёr zakonore shqiptare dhe legjislaturёn dhe jetёn juridike ta rregullojё sipas shembullit bizantin. Por me 1389 shteti i Nemanajve u pёrmbys dhe popullsia u ёshtё kthyer dokeve qё janё ruajtur ende ndёr shqiptarёt dhe skizmatikёt (serbёt) vendas nё Kosovё, pёrkatёsisht nё Rrafshin e Dukagjinit, deri nё ditёt tona. Pёr mё tepёr, gjykuar sipas burimeve bizantine e latine, Nemanajt ishin kushёrinj tё parё tё princit shqiptar Dimitёr, pёr tё cilin mendohet se ishte themelues i dinastisё sё dukagjinasve e i lindur nё rrethinёn e Pejёs.

2

“Beteja e Kosovёs nё mes tё serbёve dhe turqve” (1389)

Beteja e Kosovёs ishte vёrtet njё ngjarje shumё e rёndёsishme nё historinё e botёs. “Shkencёtarёt” serbё thonё se kjo betejё u zhvillua ndёrmjet serbёve europianё dhe turqve aziatikё muhamedanё. Pra kombi serb si “autokton” i Kosovёs na paskёsh mbrojtur Perёndimin e Krishterё, nga ana tjetёr popullsia e sotme e Kosovёs dmth shqiptarёt me fe muhamedane, janё “serbё tё islamizuar”, Nё Maqedoni “maqedonas tё islamizuar”, nё Mal tё Zi “malazezё tё islamizuar”…

Por, me qenё se kombi serb u krijua nё shekullin XIX, ai turk nё fillim tё shekullit XX dhe ai maqedonas  nё gjysmёn e shekullit XX, si mundet qё ngjarjes tё ndodhur mbi 600 vjet mё parё  t’i jepet karakter kombёtar?

Kjo betejё vёrtet kishte njё karakter fetar, ideologjik. Kёshtu nё Kosovё nё atё kohё u zhvillua njё luftё vendimtare pёr mbizotёrim mbi Krishtёrimin, i cili ishte nё rёnie e sipёr. Perandoria Bizantine qё simbolizonte Krishtёrimin tashmё ishte plakur, ishte lodhur e dёrrmuar dhe shkatёrrimi i saj pritej  nё ҫdo moment. Nё gjirin e saj lindi Perandoria Osmane, qё po bёhej Perandoria Bizantine e pёrtrirё fizikisht, ushtarakisht, shpirtёrisht, kulturalisht dhe politikisht.

Kёshtu nё Kosovё u ndeshёn shpatat e ushtrive dhe tё komandantёve tё dy koalicioneve:

Koalicioni i Krishtёrimit me qёllim mbrojtёs (shqiptarёt, ithtarё tё Kishёs Shqiptare (katolikё dhe ortodoksё qё e njihnin Papёn e Romёs pёr epror tё tyre), nё krye me Muzakajt, Balshajt, Dukagjinasit, Kastriotёt- Iliro-boshnjakёt bogumilё, iliro-triballёt-rrastanё (tё gjithё shqiptarё ortodoksё “skizmatikё” (Llazari, dhёndurёt e tij Milosh Kopili, Vuk Branku, patricat hungarezё dhe vllahёt ortodoksё);

nё Koalicionin tjetёr tё Muhamedanizmit,  me nё krye Sulltan Muratin e parё, morёn pjesё pёrveҫ muhamedanёve  tё Anadollit dhe tё Ballkanit, edhe ortodoksёt grekё, bullgarё, shqiptarё, serbё, vllehё, trakё, llazё, armenё etj, tё cilёt e kishin pranuar vasalitetin e sulltanit osman.

Sipas kronistit bizantin Dukas, “shqiptarёt dhe vllehёt tё cilёt ishin tё shumtё u pakёsuan, serbёt dhe grekёt qё ishin tё paktё u asgjёsuan”.

3

“Dyndja e madhe serbe nga Kosova nё krye me Arsenijen III Ҫarnojeviҫ” (1690)

Sipas serbёve gjatё kёsaj “dyndjeje” shqiptarёt zbritёn nga malet e Shqipёrisё (sё sotme) nё Rrafshin e Kosovёs, tё Dukagjinit e tё Maqedonisё”.

Nё fakt, Serbia nё fund tё shekullit XVII, pёrfshinte pёrafёrsisht tёrritorin e mёvonshёm tё Serbisё sё Miloshit.(1830)

Kosova dhe Dukagjini, nё fund tё shekullit XVII, nuk konsideroheshin territore tё Serbisё,

Nga territori i Kosovёs dhe Metohisё objektivisht nuk kanё mundur tё shpёrngulen mbi 10000 banorё, pasi gazetat vjeneze thonё, se nga i tёrё Ballkani  janё shpёrngulur 20000-30000 banorё, qё etnikisht kombёtarisht ishin  shqiptarё, “serbё”, vllehё, boshnjakё etj.

Nё Arkivin e Budimit ndodhen listat e tё shpёrnguluve. Tё shpёrngulurit nga Kosova, nё fakt, nuk kanё qenё serbё, por shqiptarё ortodoksё dhe katolikё dhe vllehё, sepse nё atё kohё nё Kosovё s’ka pasur fare serbё nё pikpamje etnike e kombёtare.

Konspektoi Bardhyl Selimi, 22 maj 2024

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Nga libri “Refleksione tё njё harrese tё imponuar” nё tre vëllime
Next post OKB: Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për Srebrenicën