Opinion: Ja pse në Kosovë fiton Albin Kurti
Nga Skënder Sadri KAPITI
Kurtin e kanë zgjedhur Kryeministër dhe e kanë votuar shqiptarët, si dhe po përsëri nese bëhen votimet në Kosovë përsëri votohet po Kurti. Kjo shumë thjesht dhe ja pse: Kurti votohet pasi ai dhe qeveria e tij po luftojnë për Kosovën, po luftojnë për mbrojtjen e shtetit, integritetit, sovranitetit dhe të territorit të Kosovës; po luftojnë për të mbrojtur Ligjin dhe Kushtetutën.
Kjo është arësyeja kryesore, dhe e dyta është se Kurti e Qeveria Kurti janë kundër korrupsionit dhe janë për shtetndërtimin modern e ligjor të shtetit demokratik të Kosovës.
Kurti fiton sepse kauza e tij përputhet plotësisht me kauzën dhe me interesin kombëtar, gjë e cila e dallon katërcipërisht qeverinë KURTI me ishpushtetin e paraadhësve të tij në Kosovë, ashtu si edhe me politikën e Tiranës.
Shqiptarë a po e shikoni se si të gjitha shtetet dhe të gjitha kombet të parin dhe kryesorin kanë interesin kombëtar, Amerikanët kanë Amerikën të parën, rusët kanë Rusinë, kinezët kanë Kinën, izraelitët Izraelin, turqit Turqinë, francezët Francën, kroatët Kroacinë, grekët Greqinë, serbët të parën kanë Serbinë dhe “botën serbe”.
Pra edhe ne shqiptarët të parën e kemi Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarizmin.
Të gjitha marrëdhënit e marrëveshjet mes shteteve e kombeve të botës janë marrëdhënie e marrëveshje interesash mes kombeve , të gjitha bëhen vetëm për interesa dhe për përfitime reciproke. A nuk jemi ne shqiptarët që prej interesave e pazareve të Rusisë, Europës, Britanisë e Francës , serbosllavisë e Greqisë kemi vuajtur e pësuar aq rëndë si asnjë komb tjetër i Europës?
Ata na ndanë, na përcanë,na coptuan dhe me trojet tona luajtën dhe nuk kursyen asgjë kundër shqiptarëve.
Edhe sot shikojeni se si sillen kundër Kosovës po këta aktorë sepse cdokush shikon interesat e veta.
E duam ne shqiptarët Kosovën se është e jona, e duam atdheun se e kemi amenat dhe trashëgim prej të parëve, e kemi amanet prej patriotëve, dëshmorëve, heronjve dhe prej clirimtarëve. E duam Kosovën se jemi shqiptarë , dhe e duam lirinë dhe shtetin tonë se prej shekujsh e mijvjecarë jemi këtu autokton në tokën tonë, në shtëpinë tonë. Serbo-Rusia barbare dhe ti Europa hileqare, jo nuk ka më pazare me trojet shqiptare.
E duam shtetin dhe lirinë ashtu si na takon, nuk e duam shtetin ashtu si duan që të na imponojnë të tjerët.
Shqiptarët i dalim vetë zot Kosovës.
Average Rating