Parlamenti shqiptar miraton një rezolutë në lidhje me agresionin serb në veri të Kosovës

Read Time:1 Minute, 54 Second

Dakordësia mes mazhorancës dhe demokratëve krah Bardhit e Berishës në konferencën e kryetarëve, për një rezolutë të përbashkët në lidhje me agresionin serb në veri të Kosovës nuk kaloi pa akuza në seancën e posaçme këtë të enjte në parlament.

Për Partinë Demokratike të Lulzim Bashës ky konsensus është pazar në kurriz të Kosovës. Rezoluta shpalos mbështetjen e dokumentit të miratuar nga parlamenti i Kosovës dhe kërkon nisjen e një hetimi ndërkombëtar, ku Shqipëria të jetë zëri i saj për të lobuar me Bashkimin Europian dhe Shba per njohjen si shtet i pavarur nga Serbia.

PD zyrtare ndihet e fyer nga përmbajtja e rezolutës dhe ka propozuar 3 amendamente ku kërkon që 5 vende anëtare të Bashkimit Europian të hedhin hapin për njohjen e Kosovës, të hiqen masat shtrënguese ndaj Kosovës si dhe të vendosen masa ndëshkuese për Serbinë.

 “Unë sot, shoh që keni mbërritur me një tekst, me një rezolutë me vetëm 3 fjali për Kosovën, sigurisht fjalia kryesore është se mbështetni rezolutën e Kosovës, po dhe këtë pa e cituar. A jeni në vete? Po ky është detyrim kushtetues. Kjo është arritja e madhe? Kaq është zëri i Shqipërisë. Ju e dini që Kosova është në situatë të brishtë ndërkombëtare. Parlamenti i Shqipërisë duhet të buçasë për Kosovën, si mund të fshihet pas rezolutës së Kosovës. Akt kriminal i një njësie terroristësh serbe, thoni në preambulë. Kaq? Po këtë e thotë edhe Vuçiç. Po aq sa opozita serbe s’kemi ne kurajë të themi që Vuçiç është përgjegjës”.

“Ne kemi dështuar për të mbrojtur Kosovën. Ne jemi në garë kush e ka rezolutën më të mirë për interesa partiake, jo për interes kombëtar”- tha Tabaku.

Gjatë seancës, ku fjalën më të gjatë e mbajti kryeministri Edi Rama, edhe ministri i jashtëm Igli Hasani u ndal te hapat konkretë që qeveria shqiptare po bën për mbrojtjen e Kosovës në sytë e botës.

“Javën e ardhshme në OKB në Neë York kemi ftuar Kosovën ku do të ndalemi te dhuna e Milloshevicit dhe do të kërkojmë që autorët të vendosen para drejtësisë. Këto janë shembujt që po ndjekim duke qenë gjithmonë krah Kosovës”- u shpreh Hasani.

Kosova sërish nuk i bëri bashkë të gjithë politikbërësit shqiptarë, ku sulmet verbale mes palëve mbizotëruan gjatë mocionit me debat 5 orarësh.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Arrestohet serbi në Beograd pasi kërcënoi me “plumb në ballë” ambasadorin Hill
Next post Kancelari gjerman Olaf Scholz të hënën në Tiranë