Pas 14 Majit 2023 do përshpejtohet rënia  e  lirë e “Trekëndëshit të Bermudës”

Read Time:6 Minute, 34 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shqipëra prej 30 vitesh ndodhet në udhëkryq prej korrupsionit, prej demokracisë pa standarte; prej zgjedhjeve që nuk sollën kurrë zgjidhje e as përmirësim; prej politikës e politikanëve antipublikë, injorantë, grindavecë, halabakë, të papërgjegjshmë, hajdutë dhe me rekorde kriminale.

Pas  shpalljes non grata të Sali Berishës, ky i fundit filloi një fushatë kundërshtimi kundër SHBA-ve  dhe Lulzim  Bashës deri sa arriti që të organizojë edhe atë që njihet si foltorja e zhurshme me akuza, trillime e shpifje. Kjo nuk i bëri atij prokopi, pasi ngjarjet dhe koha e nxori atë jashtë politikës, ashtu sikurse që pritet së shpejti që edhe Rama e Rilindja e tij të marrë nga SHBA  goditje akoma më të rënda se sa cfarë ka marrë  Berisha.

Për korrupsionin, hajdutërinë, për skandalet, për ecejaket poshtë e lart kot së koti dhe për agjendat antishqiptare të qeverisjes së Ramës duhet shkruar një libër i tërë.

Tani kur ai është konsumuar i gjithi dhe në gjithcka, ai i është kthyer promovimit me paratë  e korrupsionit  të ekpozitave të piktura-zhgarravinave të tij.

Mirëpo largimin e Ramës nuk e bëjnë kurrë ata të shpallurit non grata nga SHBA. Ata deklarohen si antiRama vetëm sa për mashtrim publik dhesa  për ta dëmtuar rëndë alternativën e re politike të PD-së, sepse e gjithë politika e vjetër e shikon PD-në si kërcënim dhe prandaj janë bashkë kundër saj i gjithë “Trekëndëshi i Bermudës”.  Edhe sikur ta zëmë se PD do ishte bashkuar me kryetar  Berishën , mos të mashtrohet kush se PD-ja me kryetar kreun e foltores do t’i fitonte zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023. Kjo sepse ai është person “non grata” në SHBA dhe Britani të Madhe por njëkohësisht është personi politik më i padëshirueshëm në Shqipëri.Jo vetëm kjo, por Foltorja përkundrazi duke qenë në aleancë me Ilir Metën , dike u bërë thirrje dhe propagandë demokratëve kundër PD-së institucionale kjo i shërben vetëm fitores së të majtëve si Partisë Socialiste ashtu edhe socialistëve të Ilir Metës.

Pra foltores i interson vetëm që  PD-ja të humbë sa më thellë në këto zgjedhje, mirëpo nuk e din se publiku e njeh mirë këtë qëllim të saj, dhe se pas zgjedhjeve të 14 Majit 2023 korrupsioni dhe aleanca e vjetër Rilindje-Foltore -LSI do të fillojë të shëmbet me shpejtësi.

Koha që kur filloi Foltorja nga aktiviteti i saj, te gjitha kuvendet,referendumet dhe zgjedhjet e të ashtuquajturave struktura dhe primareve, si  dhe protestat po te ashtuquajtura kombëtare të Foltores kishin si qëllim  të vetëm rrëmbimin e vulës, të simboleve e të Selisë së PD-së; ishin pëpjekje për ta rikapur e privatizuar përsëri PD-në; ishin  kundër Bashës, Alibeajt dhe gjithe Elitës së Re Politike të PD-së, ishin edhe  kundër SHBA-ve.

Ja shikoni se tani kur foli drejtësia dhe e cila nuk e njohu Foltoren si PD, Foltorja nuk bën më protesta antiRama.

Kjo tregon se elita politike e vjetër, mediat mercenare,oligarkët  dhe gjithkorrupsioni donin ta kapnin dhe ta mbanin pronë të tyre Partinë Demokratike, dhe ta mbanin kështu Shqipërinë peng dhe në tranzicion korruptiv e antipublik.

Prandaj është koha të përcaktohet e të merret vendimi demokratik, politik, juridik, patriotik dhe proamerikan duke e ndëshkuar  politikën e  vjetër shqiptare.

A nuk po e shikoni se gjërat: e mira kombëtare, demokracia, patriotizmi, e vërteta dhe e drejta po sulmohen gjithandej nga e keqja politike, korrupsioni,tradhtia, krimi,hanija, hipokrizia,  mashtrimi e gënjeshtra dhe nga pushteti e paraja?! A nuk e shikoni se edhe morali është sfiduar nga politika, interesi e biznesi i pisët dhe i korruptuar?!

Mediat në Shqipëri  si TV ashtu edhe gazetat ,shumica e tyre nuk është e vështirë për të konstatuar se ato u shërbejnë interesave te veta  materialiste si media servile dhe të blera nga politika , korrupsioni dhe nga  oligarkia. Kjo vërehet pasi  mediat kanë qënë të tilla jo vetëm në diktaturë por edhe pas saj , në këtë tranzicion. Mediat shqiptare eklipsojnë, intrigojnë dhe deri edhe u vënë embargo madiatike intelektualizmit  potent, kritik  dhe të vërtetë si dhe sidomos politikave dhe alternativave të reja politike të cilat promovojnë ndryshimin, progresin, demokracinë dhe proamerikanizmin.

Vihet re edhe një servilizëm dhe hipokrizi djallëzore intelektuale, pasi nuk thonë atë që duhet thënë dhe atë që kërkon koha; nuk thonë  e nuk shkruajnë atë se duhet ndëshkuar ashpër e gjithë politika e vjetër e këtij tranzicioni, por i bëjnë fresk kësaj apo asaj politike, këtij apo atij politikani kur në fakt  fajtore për gjithcka negative është e gjithë politika e vjetër e cila ka kapur e korruptuar edhe intelekualizmin, njëlloj sic pati  bërë edhe regjimi komunist i diktaturës, kur shtresa intelektuale ishte mbuloja dhe oksigjeni ideologjik edhe i ishregjimit komunist.

Faktet, argumentet, realiteti dhe SHBA flasin qartë, por si është e mundur që edhe intelektualët, mediat dhe shoqëria civile heshtin apo edhe më keq akoma   dalin kundër tyre dhe kundër ndryshimit.

Kujtesë dhe ftesë publike për ndryshimin.

Demokratë, patriotë dhe proamerikanë shqiptarë  duhet që në cdo kohë të jeni të tillë si dhe të përconi edukatë dhe shembull demokracie, patriotizmi dhe proamerikanizmi te të tjerët dhe te brezat që vijnë. Kjo sepse demokracia është liri, drejtësi dhe barazi para ligjit njësoj për të gjithë; sepse patriotizmi është atdhedashuri , shqiptarizëm dhe ndjesi e përgjegjësi kombëtare;  si dhe sepse proamerikanizmi është mirënjohje dhe respekt për mikun dhe aleatin jetik të shqiptarëve, SHBA-të.Mirëpo ajo e cila ka mangësi dhe deficite të mëdha demokracie, patriotizmi dhe proamerikanizmi është politika shqiptare e korruptuar dhe e  cila ka marrë peng dhe ka kapur shtetin, ligjin, drejtësinë, mediat dhe shoqërinë.

Pas 14 Majit 2023 do përshpejtohet rënia e lirë e “Trekëndëshit  të  Bermudës”

Partia Demokratike e Shqipërisë është ajo që e njohin Ligji, drejtësia, demokracia, institucionet e shtetit; që e njohin  ndërkombëtarët dhe sidomos SHBA-të dhe që ka sot mbështetjen e madhe të tyre.

Por ka dicka të cuditshme   që vazhdon akoma, dhe është ajo se si disa farë injoranto-analistësh, opinionistësh dhe intelektualësh dhe  media mercenare e quajnë si Parti Demokratike, Foltoren e Berishës, e cila  është strehuar te “Partia e Lirisë” e Ilir Metës, te një parti e majtë.

Korrupsioni, krimi, droga, vjedhja dhe grabitja e trojeve dhe e pasurive të shqiptarëve, vjedhja në tendera e në investime të parasë publike, kapja e shtetit dhe e drejtësisë; kapja e ekonomisë dhe pengimi e bllokimi i sistemit të demokracisë;  këto janë me pak fjalë plagët e rënda prej të cilëve vuan shoqëria shqiptare prej politikës së vjetër të ishkomunizmit dhe të tranzicionit të pas tij, dhe prej të cilave shqiptarët vazhdojnë pandërprerje që ta braktisin atdheun pasi vuajnë edhe nga pasiguria e palumturia.

Korrupsioni nuk e mban më dot në pushtet Edi Ramën , pavarësisht se atij deri më tani ia ka zgjatur jetën në pushtet e gjithë politika e vjetër shqiptare e cila është etiketuar sakt nga Basha si “Trekëndëshi I Bermudës”. 

Politika e vjetër ka filluar rënien e lirë si rezultat i forcës tërheqëse shkatërrimtare të korrupsionit,hajnisë, krimit e tradhtisë së saj. Mirëpo pas 14 Majit 2023 kjo rënie e lirë e “Trekëndëshit të Bermudës” i cili kërkon asgjësimin e PD-së dhe opozitarizmin e vërtetë do të përshpejtohet akoma më shumë   deri sa të shëmbet, ashtu sikurse që u shëmb edhe regjimi komunist para 30 vitesh, në vitin 1992; shëmbje që regjimit komunist i erdhi nga konsumimi dhe kalbëzimi i atij  sistemit, ashtu sikurse që është konsumuar e kalbur edhe sot  nga zullumi edhe sistemi i korrupsionit paskomunist të këtij tranzicioni.

Shkatërrimi dhe asgjësimi i PD-së nuk mund të ndodhë sic dëshirojnë e vjetra politike, sepse PD është aset kombëtar dhe partner politik i SHBA-ve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Limaj: Ka shumë lëshime në marrëveshje, Kurti të ofrojë dorëheqje
Next post <strong>Nisja pa destinim apo politikanët me tru peshku</strong>