Pas takimit me emisarët, opozita: Kosova po futet në një situatë shqetësuese
Ka përfunduar takimi mes dy përfaqësuesve të posaçëm, atij të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Gabriel Escobar, me liderët e partive opozitare në Kosovë,raporton RTKlive.
Pas takimit liderët opozitarë kanë thënë se Kosova po futet në një situatë shqetësuese dhe të paqartë, për të cilën mund të ketë edhe pasoja.
“Dëgjuam qëndrimet që janë të njohura tashmë. Shqetësimi për situatën aktuale është i madh. Kemi një situatë që po e dëmton Kosovën dhe ne shprehëm gatishmërinë që të luajmë rolin tonë si opozitë në këtë situatë. Ne do të jemi në konsultim me partnerët ndërkombëtarë për të parë se cilat janë veprimet e duhura që duhet ndërmerren”, tha kryetari i PDK, Memli Krasniqi.
“Asnjëherë nuk kemi parë një shqetësim të këtij niveli. Po futemi në një situatë shqetësuese dhe të paqartë. Në këtë fazë Kosovës i mbetet të shohë pasojat që mund t’i vijnë. Një gjendje të tillë e kemi të vështirë ta pranojmë. Kjo gjendje është e paparë për ne deri më tani. Unë i bëjë thirrje presidentes që të jetë më e qartë”, tha kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku.
Krerët e opozitës thanë se gjatë takimit nuk kanë diskutuar për zgjedhjet në veri, por që takimi ka qenë më shumë informues për situatën aktuale.
Më shumë storie
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari, i cili kishte ndodhur më 22...
Nga takimi Kosovë–Serbi funksionalizohet Komisioni i përbashkët për Personat e Pagjetur
Sot u mbajt takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog. Ketij...
Ambasada amerikane përkujton viktimat e masakrës së Reçakut
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se, sot, ushtruesi i detyrës së zëvendësshefit...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA
Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës...
Daniel Server: `Bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë së Madhe`
Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, ka thënë se `bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë...
Albin Kurti: Formimi i qeverisë së re menjëherë pas certifikimit të rezultateve
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re do të...

Average Rating