PD e Shqipërisë, SHBA dhe Basha

Read Time:6 Minute, 27 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

( Sqarim për ata që nuk e dinë, për ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe për ata që nuk u intereson dhe  nuk duan që ta kuptojnë)

Se kush është Partia  Demokratike e Shqipërisë  dhe raporti i saj me SHBA-të, si dhe Basha si partner besnik  i SHBA-ve, këtë e thotë mjaft mirë ambasadorja e SHBA-ve,  e cila ua thotë atyre që nuk e dinë, ua thotë atyre të cilët bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe atyre që nuk u intereson dhe atyre që nuk duan ta kuptojnë. Ja si i sqaron ata ambasadorja e SHBA në Tiranë kur ajo i ka përcjellë Bashës “mesazhin nga Uashingtoni” pas dëbimit nga Grupi parlamentar i Partisë Demokratike .që Basha i bëri të shpallurit “non grata” Sali Berishës

“I thashë kryetarit Basha se Uashingtoni mbetet i angazhuar të punojë edhe më afër me Partinë Demokratike,” deklaroi ajo.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të fortë dhe speciale me Partinë Demokratike që nga fillimi,” tha Yuri Kim. “Ne kemi qenë atje me Partinë Demokratike kur ajo mori pushtetin për herë të parë dhe shpresojmë që të jemi në të njëjtin pozicion dhe të festojmë kur ajo të marrë pushtetin sërish.”

 “Ne jemi shumë të vetëdijshëm se ky është një çast i vështirë për Partinë Demokratike, por është një çast tranzicioni, është një mundësi dhe shpresa jonë si SHBA që Partia Demokratike do të dalë më e fortë, do të dalë më e bashkuar dhe do të jetë edhe një herë në pozicion për të fituar zgjedhjet,” deklaronte Yuri Kim.https://www.reporter.al/2021/09/24/shba-mbeshtet-bashen-kunder-berishes/

Kjo që deklaron ambasadorja amerikane ka brënda saj të vërtetën e madhe , atë se PD-në e kanë mbështetur fuqishëm SHBA-të; atëhere kur  Xhejms Bejker, mbështeti fushatën elektorale të PD-së në vitin  1992;
Edhe në  vitin 1997 të vetmit që erdhën dhe takuan ish Presudentin Berisha ishin Presidenti Xhorxh Bush dhe Sekretari Kolin Paulle !
Në madatin e dytë të qeversjes së PD Shqipërinë e vizitoi Presidenti Xhorxh W.Bush .

Edhe në garën për Bashkinë e Tiranës midis Bashës dhe Ramës amdasadori amerikan në Shqipëri shkoi edhe  të numëronte vetë votat e PD-së.

Pra SHBA-të gjithnjë kanë mbështetur PD-në. Mirëpo SHBA-të nuk mbështesin dhe nuk pëkrahin korrupsionin, as pushtetin e korruptuar dhe as ata që pengojnë demokracinë sic bënë kundër Berishës të cilin e shpallën non grata. Pas kësaj Basha , kryetari i PD-së e perjashtoi Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së sepse nuk mund ta mbronte Berishën , sepse nuk mund të shpallej non grata i gjithë grupi parlamentar i PD-së, nëse ai bëhej unik kundër SHBA-ve në mbrojtje të Berishës.

Dhe Ambasada Amerikane doli me një deklaratë në mbështetje të Bashës: Deklaratë e Ambasadës së SHBA

Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Deklarata për Shtyphttps://al.usembassy.gov/sq/deklarate-e-ambasades-se-shba-51/

Në vazhdimësi Basha pati mbështetje jo vetëm nga SHBA,por edhe nga ambasadorë të tjerë të shteteve kryesore të BE-së, kur  6 ambasadorë në selinë e PD-së patën  takim me Bashën me 14 12 2021

 –

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takim në selinë e PD-së, ambasadoren e SHBA-së dhe të disa vendeve të BE-së.

Gjatë një prononcimi për mediet më pas, Basha iu përgjigj interesimit për këtë takim.

“Takimi i sotëm me ambasadorët ishte për të djeshmen, për të sotmen dhe për të ardhmen”, u shpreh ai.

Edhe pasi Basha dha dorëheqjen , ai pati ftesa dhe ka bërë vizita të rëndësshme në SHBA, duke rrëzuar të gjitha gënjeshtrat , shpifjet dhe alibitë se Basha nuk mund të shkojë në SHBA.

Në Qendrën Amerikane për Studime Strategjike në kryeqytetin amerikan, Basha është takuar edhe me presidenten e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Bass

Nga  Vizita e dytë në Uashington e Bashës brenda pak javësh

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha:

Takim shumë i frytshëm me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining në selinë e IRI në Washington. Diskutuam gjerësisht mbi situatën në Shqipëri, domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ramë dakort për intensifikimin e bashkëpunimit në mënyrë që vlerat Euro-Atlantike të jenë udhërrëfyes për ndërtimin e një qeverisje dhe shteti në shërbim të qytetarëve dhe jo një grupi individësh”.

Lulzim Basha takim me Presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik.

Ish Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar takimin e radhës, në Washington, me Presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik – NDI, z. Derek Mitchell.

 Lulzim Basha:

Në takimin që zhvillova në Washington me Presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik – NDI, z. Derek Mitchell, diskutuam për rolin e veçantë të mbështetjes dhe ndihmës së SHBA për sfidat e demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, për lirinë e medias, luftën kundër korrupsionit, reformat politike dhe fuqizimin e rolit të brezit të ri në jetën politike dhe në vendimmarrjen në Shqipëri“. https://alfapress.al/politike/lulzim-basha-takim-me-me-presidentin-e-institutit-kombetar-demokratik-t-i43211

Pra ky shkrimi shkurtër shërben si sqarim për ata që nuk kuptojnë, për  ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe për ata që nuk u interesonn të kuptojnë; dhe si sqarim e kujtesë  edhe për politikën e vjetër, atë  të korrupsionit dhe  të “Trekëndëshit të Bermudës”  , sidomos për faktin se Lulzim Basha është partneri më i besueshëm dhe më proamerikan, i cili ka mbështetjen e SHBA-ve për të ardhur në pushtet Partia Demokratike.

Pra këto janë disa të vërteta të mëdha, që i ka hipotekuar historia dhe që ka edhe të trera.  Dhe nuk mund të harrohen dhe nuk mundet që politika e vjetër,korrupsioni dhe as  mediat e shitura e mercenare që t’i shlyejnë, as t’i errësiojnë e as nuk do munden që  t’i eklipsojnë ato.

Por duhet theksuar edhe fakti se Përfaqësues të Ambasadës Amerikane kanë qenë të pranishëm edhe  në Gjykatën e Apelit me dt.3 Mars 2023  për të monitoruar dhe ndjekur nga afër procesin gjyqësor. Pra ata ishin të interesuar që drejtësia të merrte vendim të drejtë dhe të pavarur, ku drejtimi i PD-së të mos i jepej të shpallurve non grata nga SHBA. Pasi SHBA nuk e njeh foltoren jashtëinstitucionale si Parti Demokratike dhe as  Berishën e shpallur non grata si kryetar të saj, por e njohin Partinë Demokratike institucionale që është regjistruar në Gjykatë dhe me kryetar Bashën. Pra SHBA  njohin dhe përkrahin PD-në, atë për të cilën ambasadorja e SHBA ka deklaruar se “I thashë kryetarit Basha se Washingtoni mbetet i angazhuar të punojë edhe më afër me Partinë Demokratike,” dhe se “Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të fortë dhe speciale me Partinë Demokratike që nga fillimi,” tha Yuri Kim. “Ne kemi qenë atje me Partinë Demokratike kur ajo mori pushtetin për herë të parë dhe shpresojmë që të jemi në të njëjtin pozicion dhe të festojmë kur ajo të marrë pushtetin sërish.”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Në Prekaz ka nisur manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”<strong>në kuadër të Epopesë së UÇK-së</strong>
Next post Albin Kurti: Më 18 mars në Ohër diskutojmë për planin e zbatimit të propozimit evropian