PDK: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme
Partia Demokratike e Kosovës me ftesë të kryetarit Memli Krasniqi, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit Drejtues, pas gjendjes së rëndë në vend, të shkaktuar nga krizat e njëpasnjëshme të prodhuara nga kryeministri Albin Kurti.
Në këtë mbledhje, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi theksoi se si pasojë e veprimeve të kryeministrit Albin Kurti dhe miratimit të tyre me heshtje shurdhuese nga ana e presidentes Vjosa Osmani, sot gjendja në Kosovë nuk është normale dhe se qytetarët kanë nevojë për qartësi në këtë kohë konfuzioni.
“Sot kemi vetëm diçka që nuk e ka paramenduar askush: sanksione dhe masa ndëshkuese. Po bëhet një vit prej se Kosova është bërë lajm në media ndërkombëtare, si vend që prodhon krizë. E veçmas muaji i fundit e ka nxjerrë në pah këtë anë kritike me të cilën portretizohet Kosova. Nuk ka forum rajonal e ndërkombëtar për çështje sigurie, ku të mos përmendet Kosova si faktor destabilizues. Nuk ka pasur kurrë më shumë analistë ndërkombëtar, gazetarë, ish politikanë dhe politikanë aktualë, që kanë folur për Kosovën me pikëpyetje të mëdha rreth rrugës që po ndjek vendi ynë – rrugën e përplasjes direkte me aleatët tanë. Dhe natyrisht, krye lajmi ogurzi për Kosovën kanë qenë pikërisht sanksionet”, shtoi Krasniqi.
Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka miratuar Deklaratën prej 10 pikash, përmes të cilave PDK kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme dhe ka marrë vendim që të pezullojë çdo komunikim zyrtar me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, përveç në situata të jashtëzakonshme apo emergjente.
Më shumë storie
Richard Verma: Koordinimi mes qeverive tona, thelbësor për partneritet konstruktiv
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, zhvilloi një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,...
Kërcënohet Albin Kurti në emër të `Brigada Sever`, arrestohet një person
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda - DHKOKR Prishtinë ka njoftuar se më 7 janar 2025 ka iniciuar një...
Hasan Dakaj lirohet nga burgu i Serbisë, mbërrin në Kosovë
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, është liruar sot nga burgu në Serbi, teksa pasdite ka mbërritur në...
Sot është Dita e Veteranëve të UÇK-së
Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor. Kjo ditë përkujton sakrificën, angazhimin...
Blerim Isufaj: Deklaratat denigruese ndaj prokurorëve minojnë drejtësinë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka thënë se nuk e di nëse është intervistuar dikush ndonjëherë në Zyrën e...
PZAP miraton ankesën e Listës Serbe, urdhëron KQZ- në që ta certifikojë atë
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka miratuar ankesën e Listës Serbe lidhur me moscertifikimin e saj nga Komisioni...
Average Rating