Përleshje në Kuvendin e Kosovës, ndërpritet seanca

Read Time:2 Minute, 9 Second

Është ndërprerë seanca e Kuvendit të Kosovës pasi deputetët e opozitës janë përleshur me deputetët e pozitës dhe ministrat, teksa kryeministri Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalim. Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë se nuk ka kushte për vazhdim te senacës, duke deklaruar 2 orë pauzë.

https://www.facebook.com/

Derisa kryeministri Kurti po fliste në Kuvend për çështjen e veriut, ndaj tij u hodh ujë nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, gjë që shkaktoi përleshje fizike mes deputetëve dhe ministrave të pranishëm në Kuvend.

Paraprakisht deputeti i PDK-së, duke folur për përgjimet, ku protagoniste është Mimoza Kusari Lila, e akuzoi partinë në pushtet për mashtrim të qytetarëve dhe për koordinim me Listën Serbe.

Më pas në foltore u paraqit kryeministri Kurti në deklarimet jashtë rendit të ditës, ku foli për marrëveshjen e arritur ndërmjet zv/kryeministrit Besnik Bislimi dhe të deleguarit të BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak. Ai tha se marrëveshja është për deeskalim, me të cilën sipas tij asnjëherë nuk hiqet dorë nga sundimi i ligjit dhe nga luftimi i krimit e i kontrabandës.

Kurti tutje ka thënë se në të njëjtën kohë kanë shfaqur ndjeshmërinë për rëndësinë e paqes qëndrueshme, të stabilitetit afatgjatë e të sigurisë për të gjithë.

“Në  këto dy javët e fundit nuk ka pasur as protesta të dhunshme e as incidente të dhunshme. Rrjedhimisht nuk kemi tërheqje të policisë, të gjithë janë në veri, kemi 25 përqind zhvendosje nga ndërtesat komunale por gjithnjë përbrenda veriut të Kosovës”, shtoi Kurti.

Ai ka thënë se fletëarresti për kryekriminelin Milan Radojçiq është tërhequr më 19 shkurt, 2021 pesë ditë pas fitores së LVV-së.

“Ne i kemi fituar zgjedhjet me 438 mijë vota më 14 shkurt 2021, e ish-qeveria e ka hequr fletarrestin ndaj këtij kryekrimineli pesë ditë më vonë. Kur kanë qenë qeveritë e mëhershme ky kryekriminel ka qenë në Mitrovicë e Prishtinë, tash kontributi ynë është se ai është në hotelin Kopaonik, në anën tjetër të kufirit”, ka theksuar Kurti.

Këtu më pas ka filluar reagimi i deputetëve të opozitës. Fillimisht Ganimete Musliu vendosi një fotomontazh në foltore të kryeministrit me hundë të zgjatur, të cilën menjëherë e hoqi dhe e grisi Besnik Bislimi, gjë që shkaktoi reagim të deputetëve tjerë të opozitës, të cilët hodhën ujë dhe u vërsulën në drejtim të kryeministrit, me ç’rast filloi edhe përleshja ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe ministrave të LVV-së. Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kërkuar ndërhyrjen e sigurimit të Kuvendit për ta qetësuar situatën, teksa punimet e Kuvendit janë ndërprerë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Kuvendi i Kosovës: Çfarë u diskutua në Kuvend para përleshjes?
Next post Reagon Lëvizja Vetëvendosje: Kosova do të ecë përpara, pavarësisht sulmeve