Projektplatforma ime  për  ringritjen dhe për fitoren e pushtetit nga opozita  demokratike

Nga Skënder Sadri KAPITI

Të dy partitë politike kryesore shqiptare, PD e PS pas rënies së komunizmit  si platformë kanë zbatuar platfomën neokomuniste të Katovicës së Mihail Gobacovit. Dhe kjo trashegimia politike komuniste në pluralizmin shqiptar  është arësyeja kryesore se përse ka dështuar edhe demokracia euforike dhe deklarative dhe pa projekt politiko-kombëtar   në këto 30 vite tranzicion.  

Nuk është e thënë që të jesh kryetar partie mund të bëjë vetëm ai platformë politike dhe qeverisëse. Zakonish platformat politike,ekonomike,juridike, akademike  dhe sociale i bëjnë ata që janë ekspertë dhe profesionistë dhe që ua japin pastaj drejtuesve,liderve dhe institucioneve.

Mirëpo  zakonisht këto platforma i “vjedhin” dhe i personalizojnë  politikanët dhe shtetarët shqiptarë duke ua vënë emrat e tyre, duke i -izmuar ato.P.sh. sic e ka vjedhur Rama konceptin autoritativ “rilindja” te Rilindjes kombëtare dhe që nuk ka asgjë nga Rilindja, edhe Berisha “rithemelimin” atë të së majtës  të partive komuniste të “Rithemeluara”.Dhe të dy partitë politike shqiptare, PD e PS  si platformë kanë zbatuar platfomën neokomuniste të Katovisës së Gobacovit.  

Politika si e majtë dhe e djathtë në Shqipëri si aktivitet pandershmërie e josinqeriteti luftojnë, injorojnë dhe përjashtojnë paturpësisht dhe djallëzisht  kapacitetet intelektuale, patriotike,akademike dhe moralin e ndershmërinë.

Politika, politikanët, pushtetarët kërkojnë që  të rrëmbejnë të gjitha prerogativat dhe gjithcka të vyer dhe të spekullojë me to.Politika është shumë e pabesë dhe tejet apo krejtësisht mosmirënjohëse , dhe politikanët si ishmiq të ngushtë e ishbesnik, papritur bëhen armiq të ashpër mes tyre sapo ndryshojnë rrethanat dhe për interesa personale.

Agjentët  më të madhenj të  politikës dhe korrupsionit politik  janë gjyqtarët, intelektualët dhe sidomos  mediat e korruptuara, servile, të blera dhe mercenare të cilat janë bërë avokat- zagarë  të neveritshëm pro  pushtetit e  parasë.

Idetë dhe platformat për ndryshimin në PD nuk janë prona dhe personalizime të individëve të vecantë, pse ndokush ka karrierë politike madje edhe të  të pamerituar.Idetë dhe plotformat e së Djathtës , mendimet dhe sygjerimet e vërteta  vijnë nga ata të cilët e kanë të trashëguar  konservatorizmin,fisnikërinë, nacionalizmin,  pra të djathtën; vijnë nga ata që e kanë   vëzhguar vazhdimisht politikënshqiptare dhe PD-në dhe zhvillimet e saj:   ato vijnë nga ata studiuesit e politikës krahasimore  dhe nga demokratët kritikë të hershëm sepse gjëndja sot në PD nuk shpërtheu këto dy vitet e fundit, por: të këqijat, korrupsioni, autokracia e servilizmi kanë vite e vite, kanë shumë kohë që e kanë gërryer Partinë Demokratike, madje pse mos të themi  që me themelimin e saj, pasi drejtimin e PD – së e morën ishkomunistët dhe agjentët e sigurimit të shtetit.

Partia Demokratike duhet të clirohet nga nihilizmi, egoizmi  dhe të cbunkerizohet e të clirohet nga ishkomunizmi, nga injoranca, servilizmi, nepotizmi  dhe te ndahet nga zullumqaret e nga korrupsioni.

Sot në gjëndjen që është   te Partia  Demokratike cdo demokrat dhe i djathtë  duhet të kontrubuojë për ringritjen dhe konsolidimin e Partisë Demokratike në mënyrë që ajo të vijë në pushtet.

Aq më shumë kur realiteti dhe koha janë dhe inkurajojnë forcimin e PD-së si edhe për faktin se demokratët kanë në anën e tyre edhe SPAK-un, edhe  SHBA-të dhe  BE-në.

Partia Demokratike ka potencë dhe energji  politike për të bërë ndryshimin, ashtu sic veproi para 33 vitesh që ndryshoi sistemin. Por sot kohët kanë evoluar ashtu sikurse që edhe PD duhet të evolojë edhe vetë ajo, duke u emancipuar demokratikisht dhe politikisht, duke u ndarë nga e shkuara, tranzicioni dhe korrupsioni, retorikat dhe fantaalibirat.

Demokracia është një proces ndryshimi i panderprerë. 

Demokratët duhet të përballën me të vërtetën, dhe e vërteta e realitetit të sotëm  kërkon ndryshimin.

Partia Demokatike duhet tani të ketë një projekt të ri , dhe mos të vazhdojë më sipas projektit pseudodemokratik  të Katovicës, dhe as me arnime me arna  demokratike.

Nuk mund të prodhojnë ide e platformë servilet dhe ata të cilët akoma thonë se Berisha është “historiku”, ka merita, se është i pazëvëndësueshëm  dhe që janë deklaruar se edhe u “habitën” pse SHBA e shpalli atë non grata.

Nuk janë të besueshëm si reformatorë e “shpëtimtarë” ata që presin kur Berisha të falimentojë e të ndëshkohet gjyqësisht për korrupsion e pastaj këta të gjithë duan të jenë  në krye e të synojnë që të jenë jenë  kryetar PD-je, deputetë, ministra e kryeministra.Platforma për ndryshim në PD  duhet të fillojë me kritikë reale, të guximshme  dhe pozitiviste kundër korrupsionit dhe frymës servile  që e ka karakterizuar PD-në në këto vite tranzicion.

Partia  Demokratike që të ndërtojë një platformë të re politike dhe që të pretendojë se ajo është parti e vazhdimësisë  dhe njëkohësisht edhe moderne ajo duhet të gërshetojë tradicionalen fisnike, traditën e mirë  të këtyre 30 viteve me të renë demokratike e liberale, pra të ndërthuret pozitiviteti i së vjetrës me të renë politike.

Që PD të formojë një platformë të re politike e qeverisëse në mënyrë që ajo të jetë sa më bindëse, Partia Demokratike duhet të integrojë realisht në politikë desidencën dhe të përsekutuarit politike; duhet edhe të afrojë edhe demokratët e vërtetë dhe të hershëm, intelektualët e mirëfilltë, mediatikët dhe opinionistët e guximshëm  të cilët e njohin mirë historikun dhe të vërtetën  e zhvillimeve politike në PD.

PD duhet të marrë në konsideratë dhe të pranojë këshilla nga elita politike  sidomos e viteve 1992-1996 ku në parlament në ato vite  PD solli deputetët meritorë, të aftë, të përgjegjshëm dhe me moral të lartë, dhe po kështu   në vitet 1992- 1998 puna e bashkive, kryetarëve dhe prefektëve demokratë ishte model ndershmërie e jokorrupsioni.

Dëmin e madh PD-së ia bëri qeverisja e dyte e saj, 2005-2013, pasi PD keqqeverisi sipas modelit të korrupsionit të qeverisë së majtë  Nano, korrupsion dhe papërgjegjshmëri që kulmoi me bashkëqeverisjen  Berisha-Meta, që është edhe shkaku kryesor që e  cuan PD-në sot në këtë gjëndje. PD duhet  të “rehabilitojë” ata të ndëshkuarit pse kishin mendim ndryshe nga Berisha dhe mbështetësit e tij, prej të cilëvë PD erdhi në këtë gjëndje ku ajo është sot, në mënyrë që   të ndahet nga e shkuara, nga tranzicioni dhe  nga korrupsioni.

Gjithashtu Partia Demokratike duhet të hapet dhe t’a ftojë mendimin intelektual dhe akademik dhe jo të jetë si një organizatë që përjashton dhe mbyt aftësinë, profesionalizmin, patriotizmin dhe mendimin intelektual dhe lirinë e tij.Dhe duke vepruar kështu atëhere PD nxjerr, harton  dhe paraqet edhe programin e saj politik,ekonomik e zhvillimor të besueshëm për të bërë ndryshimin.

Dy janë problemet politike e demokratike më të mëdha që ka sot Shqipëria. Problemi i parë është qeverisja e superskandaleve të korrupsionit dhe e papërgjegjshmërisë kombëtare, dhe problem i dytë është gjëndja mjerane pothuajse jashtëfunksionale e opozitës, PD-së.

Në asnjë vënd demokratik  nuk do të kishte qenë i mundur vazhdimi në pushtet e një qeverisje të  një qeverie të  tillë si kjo në Shqipëri.

Akoma ka miopi e qorrollepsje politike e mediatike  sikur Partia Demokratike është Foltorja dhe kryetari i saj, i ngujuari në shtëpinë e arrestit shtëpiak.Kjo faktikisht ka sjellë dhe vazhdon të mbajë opinionin demokrat të coroditur edhe për pak kohë, kështu edhe për faktin  se Partia Demokratike nuk ka kristalizuar akoma bindshëm as ide dhe as platformë unike  se si mund të bashkohet,por nuk ka as platformë për të ardhur në pushtet, dhe për pasojë ajo as nuk po di për t’a shfrytëzuar gjëndjen dhe pakënaqësinë gjithkombëtare kundër qeverisë aktuale për të marrë pushtetin ,ose ajo nuk don që të vijë në pushtet  sepse deputetët e PD-së ndjehen mirë me përfitimet dhe privilegjet që kanë si deputetë.

Kjo pasi sot Partia  Demokratike rezulton të jetë vetëm si parti e deputetëve dhe e shkëputur tërësisht nga baza dhe antarësia, ku 60% e deputetëve të saj janë kot në parlament dhe vetëm sa i bëjnë yzmet mandatit të deputetit dhe  dëm PD-se dhe demokratëve.  

Më shumë ide dhe vullnet për të bashkuar PD-në dhe për marrë pushtetin ka në bazë dhe te antarësia e PD-së se sa te deputetët dhe te strukturat lart të saj. Kjo duket në braktisjen e Foltores nga demokratët,pasi e shohin se ajo vetëm sa përcan , se ajo vepron vetëm  për interesa personale të ishkryetarit dhe kundër SPAK-ut, SHBA-ve  dhe drejtësisë së re.

PD-ja akoma merret me vetveten, me trille e retorika, me alibira e fantazira justifikimesh duke kërkuar e gjetur dhe duke u marrë me  “armiqt e brendshëm” dhe  “të jashtëm”dhe nuk merret me thelbin,që si opozitë të gjitha energjitë duhen përdoruar kundër këtij pushteti.

Me fyerje, me intriga e me shpifje Partia Demokratike  ka arritur deri aty sa që asnjëri të mos ketë  autoritetin,as besimin dhe as aftësinë për të berë bashkimin e demokratëve sepse Partia Demokratike ka edhe  trashëgiminë e partive  diktatoriale: të asaj  se pas kryetarit “historik” nuk mundet ndokush tjetër ta drejtojë Partinë Demokratike, dhe të parimit tjetër të  partizanizmit leninist, që kur themi kryetari kuptojmë partia,dhe kur themi partia kuptohet kryetari.

Pra gjëndja sot në PD ka precipituar në jo demokracitet, në divergjenca dhe në përcarje për intersa personale e korruptive si pasojë edhe e mendësive dhe trashëgimisë komuniste të ishlidershipit të saj. 

Në këto kushte mendoj se zgjidhjen do e japin SHBA-të, të cilat janë partner i PD-së dhe i shqiptarëve,  dhe SHBA-të duhet  t’a ndihmojnë PD-në për  të dalë nga kriza duke ofruar dhe mbeshtetur demokratizimin e saj ,ndarjen nga e shkuara , nga korrupsioni dhe nga tranzicioni.

 Demokratët duke mos qenë në gjëndje që ta ringrenë vetë  PD-në atëhere demokratët duhet të dëgjojnë e ta mbështesin SPAK-un dhe të dëgjojnë SHBA-të. Demokratët duhet  të bashkohen edhe rreth atij kryetari që është i pranueshëm dhe që mbështetet nga SHBA-të dhe të cilat kanë besim te ai, një  kryetar të PD-së i denjë  dhe për kryeministër i Shqipërisë, gjë e cila do të bashkonte demokratët dhe rreth tyre edhe popullin opozitar për ta dëbuar nga pushteti korrupsionin dhe qeverinë e sotme.Demokratët duhet ta mbështesin një kryetar, dhe jo sic është situata sot  ku shumë deputetë dalin e duan të duken si kryetarë, megjithëse as mandatin e deputetit nuk janë të aftë që ta justifikojnë dhe vetëm karriget e deputetit u interesojnë..

Demokratët duhet ta dinë mirë se politika amerikane pavarësisht se cila parti politike qeverisin Amerikën, pavarësisht se në SHBA qeverisin demokratët apo republikanët, SHBA mbështet në Shqipëri atë politikë që është partnere e besueshme e SHBA-ve, mbështesin politikën demokratike, antikorrupsion; mbështesin   politikën që është për shtetin ligjor.

PD-së po i drejtohem me këtë leter publike sepse sot ajo nuk ka ide dhe as platformë unike për ringritjen e vetes së saj , dhe nuk ka platformë as për të marrë pushtetin, pavarësisht se në radhët e saj, ne strukturat drejtuese të saj,  por edhe  jashtë strukturave drejtuese të saj ka individë demokratë me vizion por  të cilët  neglizhohen e nuk përfillen nga elita politike e PD-së, madje as nuk dëgjohen as këshillat e tyre. Kjo vertetohet aktualisht sot kur   Partia Demokratike tani po na rezulton me një politikë të tillë:  “cdokush vetëm për vete dhe kundër  të tjereve”. Këtë po e tregon dhe verteton sjellja e deputetëve aktual të PD-së, të cilët  më shumë  merren me njëri-tjetrin  se sa kundër korrupsionit të qeverisë dhe për interesin publik dhe të demokratëve.

Janë normale për demokracinë diversiteti dhe mendimet ndryshe edhe brënda një partie, por jo divergjencat të cilat kulmojnë në agresivitet dhe në “armiqësi” politike më shumë se sa kundër kundërshtarit politik për interesa personale,grupale e korrupsioni në  PD, ku  segmente të saj madje vazhdojnë e merren dhe të jenë   kundër  SPAK-ut, SHBA-ve dhe kundër drejtësisë.

Duhet që  60%e këtyre deputetëve pa kualitet dhe aspak meritore  të PD-së, të tillët nuk duhet  të jenë më në lista për  deputetë të Partisë Demokratike, pra duhet që ashtu sikurse VETTING- u në drejtësi që po pastron sistemin e drejtësisë duhet po kështu që të veprohet edhe në PD, duhet  Vetting-u politik brënda saj.

PD-në nuk e ndihmojnë akrobacitë politike dhe  dukjet publike të deputetëve të saj që kanë   synim vetëm e vetëm që këta  ta marrin e sigurojnë edhe një mandat tjetër deputeti.

Dhe kjo po bëhet një kulturë e model i cili  e mban PD-në, apo më sakt po i mban  copat politike të  saj të mbyllura brënda një rrethi vicioz me synim për të shfrytëzuar   mundësi, përfitime e favore personale edhe poqese ata mbeten perjetësisht në opozitë për ta  kjo nuk përbën fare  shqetësim.

Demokratët duke e parë dhe duke e ndjerë se janë të braktisur dhe të tradhtuar nga lart dhe nga deputetët, dhe duke e humbur shpresën te ndryshimi,  atëhere ata kalojnë në indifentizëm, pajtohen me realitetin dhe madje edhe largohen nga Shqipëria të cilat  po i kushtojnë shumë shtrenjtë Partisë Demokratike.

Koha vertetoi se elita politike drejtuese e Partisë Demokratike ka manipuluar dhe ka vepruar në marrëdhënie pabesie dhe të pasinqeta me demokratët dhe me antarësinë e PD-së, pra edhe me votuesit e saj sepse kjo elitë e ka trajtuar PD-në   si organizatë jodemokratike dhe si pronë private.

Tashmë besoj se demokratët janë bindur se duhet një demokraci ndryshe së pari në vetë Partinë Demokratike dhe për t’a luftuar e  për të dalë nga kjo këtë gjëndje  në mënyrë efektive dhe reale   duhen  prishur  marrëdhëniet me elitën e vjetër politike dështake dhe të falimentuar  dhe duhet që demokratët të ndahen përfundimisht prej elitës së vjetër politike të PD-së, demokratët duhet të ndahen nga trashëgimia komuniste dhe nga korrupsioni.

E them këtë sepse kjo kohë tranzicioni nxori në pah se Partia  Demokratike paska qenë pa demokracitet të brëndshëm,dhe se  ka funksionuar si një parti autokratike ku ligjin në PD e paska bërë kryetari dhe elita politike e hekurt e cila  e paska parë dhe trajtuar PD-në si pronë dhe  përdorur atë  si mjet, dhe antarësinë e saj e ka përdorur  si material njerëzor për avokati politike dhe për interesa të Kryetarit dhe të grupeve të interesit.

Dhe një keqfunksionalitet i tillë jo demokratik pashmangshmërisht e coi  PD-në në derexhenë e sotme të korruptimit, fragmentarizimit,përcarjes, të humbjes së autoritetit  dhe të humbjes edhe të besimit nga publiku.

Prandaj nëse demokratët nuk angazhohen në kërkim të një demokracie ndryshe, që do të thotë se nëse demokratët vazhdojnë e zhagiten në këtë gjëndje  të pandryshuar, PD-ja do konsumohet akoma më tej, do rrudhet e do pakësohet e ndoshta do shkojë deri në shpërbërje.

Aktualisht dhe faktikisht Partia Demokratike është ndarë,  në dukje në dy pjesë e ndoshta edhe më shumë akoma.PD-në është vështirë dhe krejtësisht e pamundur që t’a bashkojë e vjetra, nuk mund ta bashkojnë atë as deputetët aktualë të saj dhe as ata të cilët kërkojnë që të ruajnë privilegjet, pra nuk mund ta bashkojnë ata prej të cilëve PD erdhi dhe mbërriti  deri këtu e kështu si mos më keq.

Prandaj që demokratët e vërtetë që të mund ta shpëtojnë PD-në  nga shpërbërja duhet të kërkojnë dhe ta mbështesin  alternativën politike ndryshe nga ajo se cfarë PD ka pasur dhe që ka deri më tani.PD duhet të ndahet përfundimisht nga tranzicioni, nga korrupsioni dhe  nga e vjetra e non grata. ( vazhdon me : ja dhe programi politiko-ekonomik  që duhet të ketë PD)

Lini një Përgjigje

Previous post Albin Kurti: Vazhdojmë mbështetjen për Luginën e Preshevës
Next post Njohës të sigurisë: Serbia në situatë skizofrenike mes lindjes e perëndimit