Protesta e serbëve në veri të Kosovës: Këto janë kushtet për largimin e barrikadave
Lirimi i serbëve të arrestuar, tërheqja e “listave sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve”, dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës, janë kushte për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, tha Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, në një protestë të mbajtur të enjten në Rudarë të veriut të Kosovës.
Protesta u mbajt në vendin ku ndodhet një nga nëntë barrikadat e ngritura nga popullata vendase serbe pas arrestimit të ish-policit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.
“Pa plotësimin e këtyre kushteve, nuk do të ketë tërheqje të barrikadave, sepse jemi lodhur duke pritur se kush prej nesh është i radhës në listën për arrestim apo ekzekutim vetëm pse jemi serbë”, tha Rakiq para turmës.
Ai tha se zgjidhja e kësaj krize është “ekskluzivisht në Prishtinë”.
Më shumë storie
Rruga ’’Miftar ZARBICA’’– Një nderim për Veprimtarin dhe Humanistin nga Zarbica e Bujanocit
Gjilan – Komisioni Komunal për emërimin e rrugëve në Gjilan ka marrë vendim për të emëruar një rrugë në nder...
Publikohet agjenda me aktivitetet për shënimin e Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të 28 vjetrit të Epopesë së UÇK-së, më 5, 6 dhe 7 mars institucionet shtetërore kanë...
Bekim Jashari mohon interesimin e familjes Jashari për presidencën
Anëtarë të familjes së heroit të Kosovës, Adem Jashari, e kanë mohuar se kanë ndonjë qëllim për të garuar për...
Glauk Konjufca: Konsensusi automatik është një president nga familja Jashari
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se konsensus automatik në shoqëri është një president nga radhët e familjes së nderuar...
Ardita Sinani falënderon Kurtin për mbështetjen buxhetore ndaj Luginës
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për vendimin...
Hagë: Ish-krerët e UÇK-së deklarojnë pafajësinë: Fajtor ishte regjimi serb
Në fjalët e tyre përfundimtare para Dhomave të Specializuara në Hagë, katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri...

Average Rating