
PSD kundërshton vendimet e Speciales: Jo në emrin tim!
Partia Social Demokrate protestoi në mënyrë simbolike para zyrave të EULEX në Fushë-Kosovë.
Protesta ishte reagim ndaj vendimit për dënimin e Salih Mustafës. Ditë më parë, Mustafa u dënua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë me 26 vjet burgim.
Si reagim ndaj këtij vendimi, aktivistët e PSD-së shkruan në rrethojat e EULEX-it në gjuhën angleze, “Jo në emrin tim” (Not in my name).
Me një deklaratë për media, PSD shprehet se deklarimit të vendimit ndaj Salih Mustafës, i parapriu shpjegimi politik; shprehjes ‘në emër të popullit’.
“Mandati i saj, thoshte sqarimi, vjen nga Kuvendi i Kosovës. Prandaj dhe vendimet e kësaj gjykate rrjedhin nga populli i Kosovës”, shkruan në komunikatë.
“Dhomat e Specializuara dëshirojnë legjitimim përtej atij formal-jurdik të saj, sepse vendimet e kësaj gjykate nuk kanë legjitimitet te populli i Kosovës”, vlerëson PSD-ja, sipas së cilës, “e si të kenë, teksa përbrenda ligjit, që s’frymon me konventa ndërkombëtare të drejtësisë, i hapet rruga gjykimit një-etnik vetëm me qëllimin përfundimtar përtjetërsimin e luftës çlirimtare në konflikt për interesa të ngushta vetanake”.
PSD paralajmëron se të shtunën do të mbajnë protestë në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” kundër vendimeve të Gjykatës Speciale.
Më shumë storie
Vjosa Osmani: Vuçiqi iu drejtua Samitit me ofendime e arrogancë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në deklarimin para mediave pas Samitit, ka treguar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq iu drejtua...
Vjosa Osmani pritet me nderime nga Mbreti e Mbretëresha të Danimarkës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e liderëve të Komunitetit Politik...
Jonathan Hargreaves: Këtë vjeshtë, Britania, mikpritëse e Procesit të Berlinit
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se këtë vjeshtë Mbretëria e Bashkuar, është e kënaqur të jetë nikoqire...
Yvette Cooper: Britania e qëndroi pranë Kosovës në ditët tona më të vështira
Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper ka folur për atë sesi Britania e qëndroi pranë Kosovës në ditët tona më...
Kontributi i Gani Azemit në promovimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës
IBRAHIM RUGOVA NË VLERËSIMET E TIJ POLITIKE, E KONSIDERONTE GANI AZEMIN SI NJË NGA ZËRAT MË TË FUQISHËM NË PËRFAQËSIMIN...
Vjosa Osmani në pritjen e presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në pritjen e presidentit Trump në New York, krah liderëve...
Average Rating