Ramush Haradinaj: Opozita i ka votat për mocion kundër Kurtit, duhet ta rrëzojmë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë që mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës mbetet ende opsion.
Sipas tij mocioni është mënyra e duhur për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.
“Mocioni është mënyra më e duhur dhe legjitime, është demokraci. Aktualisht opozita i ka votat sa me e iniciu mocionin, pastaj duhet ndihma e deputetëve të tjerë. Shpresoj që në një rrethanë të caktuar do ta arrijmë unitetin brenda opozitës, por po është opsion”, tha Haradinaj.
Ai deklaroi se zgjidhja e duhur për vendin do të ishte tërheqja e kësaj Qeverisë.
“Në Parlament pra Kurti dhe Qeveria e tij ka shumë llogari me dhënë, para kuvendit, para Kosovës. Po shpresoj poashtu që gjitha këto zhvillime e kanë në fund e që fundi është që të shkojë në shtëpi Qeveria Kurti”, tha ai.
Pas kësaj, ai u pyet nga gazetarët se “Çfarë nëse nuk shkon Qeveria Kurti?”
“Shkon, shkon”, është përgjigjur Haradinaj.
Më tutje Haradinaj deklaroi se ka thirrje që Qeveria të kthehet me aleatët.
“Shumë njerëz po i bëjnë thirrje Qeverisë sonë që të kthehet me aleatët. Me u kthye Amerikën, NATO-n, me BE-në. Fatkeqësisht Kurti dhe kjo Qeveri kanë zgjedhur rrugë tjetër. Pasojat po i rriten Kosovës, do t’i rriten edhe parashikimet nuk janë të mira për asnjë temë “, tha ai.
Më shumë storie
Partitë prezantojnë listat zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025
Për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, skena politike në Kosovë është dinamizuar. Subjektet politike kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë....
Podujevë, Haradinaj: Baki Feta është njeriu i duhur për Llapin
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vazhduar sot fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në qytetin e Podujevës....
Ramush Haradinaj i reagon Kurtit: Sytë e SHBA-së kanë qenë pilotët e saj
Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti i cili ka thënë...
Shqetësimet e AAK-së për draftstatutin e Asociacionit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se kryesia e kësaj partie ka mbajtur takim për draftstatutin...
AAK: Propozimi franko-gjerman “më e mira e mundshme”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e...

Average Rating