Republika e Kosovës të quhet Republika e Dardanisë!

Read Time:1 Minute, 38 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

I ftoj intelektualët, gazetarët, mediat, politikanët, studentët, gjithë publikun si dhe Akademitë e Shkencave të Shqipërisë e të Kosovës që tashmë ta përdorin emërtesën Dardani për Kosovën

Ky veprim të kryhet institucionalisht, me vendimmarrje parlamentare apo me Referendum.

Duhet që trojeve iliro-dardano-shqiptare t’i kthehet emri i madh dhe i lavdishëm mijravjecar Dardani.

Ne do ta quajmë veten dhe trojet tona, atdheun tonë ashtu si duhet, ashtu si jemi dhe ashtu si kanë qenë paraardhësit tanë, si shqiptarë , si ilir e si dardanë dhe si Shqipëri, si Iliri e Dardani dhe jo ashtu si na i kanë ndryshuar emrat e vëndeve, maleve, lumejve, fshatrave e qyteteve ashtu si kanë dashur të tjerët, pushtuesit, kolonizatorët dhe barbarët sllavë me qëllim që t’i asimilonin dhe zhduknin shqiptarët nga trojet e tyre iliro-dardane.

Jo vëtëm kaq por duhet që edhe emrat e rrugëve, të lokaleve e hoteleve dhe të emisioneve e të propagandave mediatiko-televizive si dhe prindërit femijëve të tyre, vecanërisht në Shqipëri t’u vënë emra shqiptarë dhe jo emra as “modernistë” europianë, por sidomos duhen fshirë e hequr emrat dhe emërtesat me origjinë sllave e helenike, sepse grekët dhe serbët kanë qenë dhe mbeten armiqt më të mëdhej të Iliro-Dardanisë dhe të shqiptarëve me stratëgjinë e tyre për ta asgjësuar e asimiluar racën shqiptare.

Ne jemi iliro-shqiptarë në Europë dhe jemi autoktonë në trojet tona shumë shekuj para popujve të tjerë europianë e sllavë që u dyndën në Europë. Iliria dhe Dardania kanë ekzistuar atëhere kur askund nuk ishin dukur dhe as nuk përmendeshin sllavët të cilët kur erdhën, u ngulën dhe i pushtuan trojet shqiptare në Iliri e Dardani duke i ndryshuar edhe emërtimet, toponimet iliro-dardano-shqiptare dhe që i zëvëndësuan ato me emertesa sllave. Prandaj duhen ndryshuar e fshirë ato dhe t’ua rikthejmë atyre emrat shqiptarë si rasti që Kosovës i duhet rikthyer emri Dardani

Skënder Sadri KAPITI DURRËS , 12 Prill 2021

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Partia katalunase e çon javën tjetër në Kuvend nismën për njohje të pavarësisë së Kosovës nga Spanja
Next post D<strong>oli nga shtypi libri i titulluar ”ATDHE O TOKA IME” e autorit Xelal Ferizi, Kryetar i Grupit Organizativ të demostratave të vitit 1981 në Mitrovicë</strong>