Serbia spastron në heshtje shqiptarët
Mbi 10 mijë qytetarë të Luginës së Preshevës kanë humbur të drejtën politike dhe juridike si pasojë e fshirjes nga adresat e tyre nga ana e Serbisë.
Shifra mund të jetë edhe më e lartë pasi këto nuk janë zyrtare. Ndërkohë, luginasit që jetojnë në Kosovë, e që përballën me një diskriminim të tillë, frikësohen të flasin publikisht, për shkak të masave tjera nga shtetit serb.
Beogradi zyrtar vazhdon atë që njihet si spastrim etnik i heshtur ndaj shqiptarëve të Luginës.
Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, tha për RTK se është e habitshme heshtja e Bashkimit Evropian karshi një diskriminimi të tillë.
E në Prishtinë, Partia e Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar, protestoi ndaj dhunës që po e ushtron Serbia ndaj qytetarëve në Luginë të Preshevës.
“Pikërisht një metodë e spastrimit etnik të Luginës së Preshevës na ka nxjerrë neve këtu në sheshin e ‘Skënderbeut’ për t’u dalë zot vëllezërve tanë dhe për të kundërshtuar këtë spastrim etnik që po e bën Serbia”, tha Nikollë Perkaj nga Partia e Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar.
Sensibilizimi i bashkësisë ndërkombëtare lidhur me pasivizimin e vendbanimeve dhe adresave të shqiptarëve në Serbi mbetët shqetësim i madh për udhëheqësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Parlamenti Evropian në marsin e para dy vjetëve, miratoi një rezolutë, që kërkonte një hetim të pavarur mbi pasivizimin e adresave të shqiptarëve në këtë pjesë, hetim që ende nuk është bërë
Më shumë storie
Ardita Sinani: Nga nesër nis grumbullimi i qenve endacak në Preshevë
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se nga nesër do të nisë grumbullimi i qenve endacak. “Ju informojmë se...
Sinani: Shqiptarët e Luginës marshojnë më 23 shtator kundër diskriminimit
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se protesta e shqiptarëve kundër diskriminimit nga Beogradi do...
Ardita Sinani ndalohet në kufi, Kamberi: Serbia larg demokracisë
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se është ndaluar prapë në kufi nga policia serbe. Ndalimet e paarsyetuara në...
Ardita Sinani bën thirrje që të parandalohen veprimet për bllokim të kufijve
Kryetarja e Preshevës, pas paralajmërimeve të serbëve për bllokim të kufijve me Kosovën ka thënë se këto veprime përbëjnë rrezik...
Besnik Bislimi për provokimin në Bujanoc: Kërcënim e represion kundër shqiptarëve
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi ka reaguar për mesazhin provokues antishqiptar në Bujanoc, të cilën e quajti si pjesë të...
Shaip Kamberi reagon ndaj një mesazhi antishqiptar në Bujanoc
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ashpër ndaj një mesazhi antishqiptar të vendosur në Shtëpinë e...
Average Rating