Serwer: Asociacion reciprok për shqiptarët e Luginës së Preshevës
Afati për përmbylljen e procesit të ri-regjistrimit të veturave me targat ilegale serbe në pjesën veriore të Kosovës po afron, derisa Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar shtyrje të këtij afati për së paku edhe dhjetë muaj.
Por, për profesorin amerikan në John Hopkins University, Daniel Serwer, nuk ka asnjë arsye solide për të shtyrë diçka për të cilën ka pasur marrëveshje vite më parë. Jo dhjetë muaj, por “dhjetë minuta ka të ngjarë më shumë”, tha ai në një intervistë për gazetën online Reporteri.net, përcjell rtvpresheva.com
Serwer ka komentuar edhe propozimin “franko-gjerman” e cila është përfolur t’u jetë paraqitur palëve si rrugë para në dialog. Për atë që thuhej se Kosovës i shtrohet rruga për në OKB, dhe Serbisë anëtarësim i përshpejtuar në BE, profesori amerikan e sheh me dyshime.
“Kam dëgjuar të thonë se ka një propozim franko-gjerman, por nuk e kam parë. Dhe as nuk e di çfarë do të thotë kjo ‘të shtrojë rrugën’ për anëtarësimin e Kosovës në OKB e as se si Serbia do ta siguronte këtë, pasi që rusët dhe kinezët kanë arsyet e veta për t’i vënë veton”, tha ai për Reporteri.net.
“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian varet nga kriteret e Kopenhagës dhe implementimi i acquis communautaire (trupa kumulative e ligjeve të Komunitetit Evropian). Serbia nuk është kërrkund afër përmbushjes së këtyre zotimeve”.
Daniel Serwer, pyetur rreth deklaratës së zv/ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, se “njohja do të vjen” por “me kohë”, dhe se deri atëherë të merren hapa për shkruar drejt asaj njohje, thotë se “nuk e kuptoj çfarë duan të thonë”.
“Nuk mund të mbetesh pak shtatzënë. Dhe as nuk mund të të njohin pak”, u përgjigj ai.
Më shumë storie
OKB, Jeff Bartos: Koha që UNMIK-u të tërhiqet nga Kosova
Përfaqësuesi dhe ambasadori amerikan në OKB, Jeff Bartos, tha sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...
Jennifer MacNaughtan: Rishikimi i UNMIK-ut është pritur shumë gjatë
Mbretëria e Bashkuar ka bërë thirrje shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e...
Mbretëria e Bashkuar: Gjithçka gati për Samitin e Berlinit, Kurti udhëton në Londër
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë mikpritëse e Samitit të radhës të Procesit të Berlinit që organizohet të...
Jared Kushner e Steve Witkoff këshillojnë Netanyahun: Mos rreziko armëpushimin në Gazë
Përfaqësuesit e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, i kanë bërë thirrje kryeministrit izraelit...
Bashkëpunimi i At Shtjefën Gjeçovit me studiuesen gjermane Marie Amelie Frein von Godin në botimin në gjuhën gjermane të Kanunit të Lekë Dukagjinit
Mr.sc.Nue Oroshi Veprimtaria shkencore e at Shtjefën Gjeçovit nuk kishte vetëm shtrirje kombëtare por ajo ka pasur rrënjët e shtrira...
Richard Grenell, kritika ndaj Von der Leyenit
Emisari special i presidentit Donald Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell, ka kritikuar Bashkimin Evropian, duke e akuzuar Gjykatën...

Average Rating