Shaip Kamberi: Marrëveshja e mirëseardhur edhe për qytetarët e Luginës
Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë ka mirëpritur marrëveshjen për dokumente ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se ajo është e mirëseardhur edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës.
Kamberi ka shkruar në Facebook, se me arritjen e kësaj marrëveshjeje me ndërmjetësimin e BE-së dhe përfshirjen direkte të SHBA-së, lëvizja e lirë, sidomos e qytetarëve të Kosovës, po merr kuptim.
“Marrëveshjet si këto janë të mirëseardhura edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës”, ka shkruar ai.
Mustafi: Një hap i vogël drejt normalizimit
Ragmi Mustafi, Kryetari i Këshillit nacional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës marrëveshjen për dokumentet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e ka quajtur një hap të vogël drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve që duhet të përmbyllet me marrëveshjen përfundimtare, ndërkombëtarisht të obligueshme.
Përmes një postim në rrjetin social Facebook, Mustafi ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovës-Serbi vihet përmes reciprocitet që nuk e eviton pashmangshmërisht edhe trajtimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
“Një hap i vogël drejt normalizimit. Pavarësisht që ky dialog ndërmjetësohet nga përfaqësuesit e BE, kjo krizë potencialisht për eskalim theksoi si faktor vendimtar përfshirjen e SHBA-së”, ka shkruar Mustafi.
Më shumë storie
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës së Preshevës
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që të respektohet kuota e veçantë prej 2 për...
Grafite të kriminelit Mladiq në Bujanoc
Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Politikani nga Lugina e Preshevës,...
Pasivizimi i adresave: Lugina e Preshevës me platformë për raportim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar aktivizimin e platformës për raportimin e pasivizimit të adresave në...
Refik Hasanit, i është ndarë MIRËNJOHJE,
Si vlerësim ndaj veprimtarisë dhe, krijimtarisë publicistike që po vazhdon të kontriboj përmesë hulumtimeve, por edhe në opinione, vështrime publicistike,...
Haklaj: Misioni i UÇPMB-së është bashkimi me Kosovën!
Të dashur vëllezër dhe motra. Të dashur bashkëkombas! Familjarë të deshmorëve të Kombit! Veteranë të UÇMB-së! Sot në këtë ditë...
Luginë e Preshevës: Mijëra shqiptarë në këtë rajon mbesin pa të drejta bazë
Mijëra shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja prej vitesh mbeten pa të drejtë vote, dokumente personale dhe qasje në shërbime...

Average Rating