Iniciativa e Sekretarit Amerikan Blinken, çon në dakordimin Kosovë-Serbi

Read Time:1 Minute, 34 Second

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët.

Gazetarja e RTK-së nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, duke raportuar në edicionin qendror të lajmeve të orës 19:30,  njoftoi se me këtë marrëveshje, duket se u shmang një eskalimi i mundshëm i situatës në veri të Mitrovicës, i ngjashëm me 31 korrikun e këtij viti.

Ky ka qenë angazhimi i emisarëve amerikan dhe evropian, që të gjendet zgjidhje në mënyrë që të mos përsëritet 31 korriku, pikërisht me 31 gusht, vetëm një ditë para se të nisë  implementimi i vendimit të paralajmëruar të Qeverisë së Kosovës, ndërkohë që emisarët amerikanë dhe evropianë, siç merret vesh, kanë vizituar Prishtinën dhe Beogradin gjatë kësaj jave me iniciativë të Sekretarit të ShBA-së, Antony Blinken.

Ky i fundit, pas takimit të dështuar të 18 gusht, kishte kërkuar nga Escobar, siç thuhet, që të kthehet në rajon e të mos lenë gurë pa lëvizur derisa të gjendet zgjidhja në mënyrë që të mos ketë tensione.

Mundësinë e heqjes dorë nga zbatimi i vendimit të qeverisë e kishte paralajmëruar edhe vetë kryeministri i Kosovës Albin Kurti me 17 gusht, një natë para nisjes së dialogut me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel, ndonëse atëbotë ajo akoma ishte e pamundur.

Sidoqoftë, gjithçka është bërë që të shmangen tensionet nga njëra anë, mirëpo edhe të mos diskriminohen qytetarët serb, të cilët nuk posedojnë dokumentacion kosovar, e që do të ishin objekt i vendimit të mundshëm qeveritar.

Zgjidhja e sotme në Bruksel cilësohet si zgjidhje evropiane tashmë ka gjetur përshëndetjen nga zyrtarët kryesor evropian të cilët drejtë për së drejti merren me çështjen e dialogut, përfshirë edhe shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell, por edhe përfaqësuesin e veçantë të Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak. /RTK/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Shaip Kamberi: Marrëveshja e mirëseardhur edhe për qytetarët e Luginës
Next post Eugjen Merlika: KËRKESA DHE MOSPRANIMI