Kongresmeni amerikan i shqetësuar nga glorifikimi i kriminelit Mlladiq

Read Time:42 Second

Kongresmeni amerikan Bill Keating ka dënuar ashpër glorifikimin e ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, dhe qëndrimin e autoriteteve serbe ndaj ceremonisë së varrimit të tij.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Keating tha se është “thellësisht i shqetësuar” nga glorifikimi i Mlladiqit dhe ajo që e cilësoi si mbështetje të heshtur të qeverisë serbe për varrimin e tij.

Ai theksoi se një tribunal ndërkombëtar e ka shpallur Mlladiqin fajtor për krime lufte dhe gjenocid, përfshirë vrasjen e rreth 8 mijë burrave dhe djemve boshnjakë në Srebrenicë.

“Mendimet e mia janë me viktimat e Mlladiqit dhe të gjithë ata që vuajtën si pasojë e veprimeve të tij”, shkroi Keating.

Mlladiqi u varros në Beograd më 7 shtator, në një ceremoni që u shoqërua me nderime ushtarake dhe pjesëmarrje të zyrtarëve serbë, duke shkaktuar reagime të ashpra ndërkombëtare.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Duket sikur më shpejt do “zgjidhet” kriza  në Lindjen e Mesme se sa do të zgjidhet kriza e  Presidentit të Kosovës</strong>
Next post Pritjet më 16 shtator